Shumica e nënave që nuk kanë një punë apo që duhet të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre, shpesh nuk e thonë këtë me krenari dhe madje e ndiejnë veten inferiore.
Mirëpo me siguri ato do të habiteshin në rast se do ta dinin se ç’mendon për këtë çështje një grua si Bleona Qereti, e cila e ka shpenzuar një pjesë të mirë të jetës së saj për karrierën.
E ftuar një natë më parë në emisionin “N’drrimi i natës”, Bleona ka treguar për jetën e saj private ku ka përsëritur ndër të tjera se është e gatshme të bëhet nënë dhe se ky është qëllimi kryesor i femrave në këtë jetë.
“Jam shumë e gatshme të kem fëmijë, gjithmonë. Për mua është arsyeja pse ne femrat kemi ardhur në tokë. Është qëllimi jonë kryesor, pastaj këto të tjerat vijnë më vonë. Të jesh nënë nuk është punë. Unë qesh ndonjëherë kur i shoh njerëzit nëpër Instagram dhe thonë “Jam mama”. Jo, jo, të jesh mama është puna jote. Pra ti për këtë punë ke ardhur në tokë, ti për këtë punë ekziston, që të jesh mama. Arsyeja pse ti je këtu. Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur që ka dhënë Zoti. Unë kam nevojë për dashurinë e një mashkulli të fortë që të më tregojë me të vërtetë cfarë është dashuria e burrit, por të më lërë hapësirën që të ndricoj dhe që të jetë baba i denjë për fëmijët e mi”, u shpreh këngëtarja.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu