Keni dëgjuar ndonjëherë shqiptarë që vijnë nga jashtë shtetit dhe shpesh harrojnë fjalët shqip, duke i përdorur ato në gjuhën e vendit në të cilin jetojnë?
Cili është mendimi juaj për ta?
Ndërsa videoja që do të shikoni më poshtë, përveçse shumë e bukur, përcjell një mesazh shumë të fortë, atë të ruajtjes së identitietit kombëtar përmes një elementi shumë të rëndësishëm që është gjuha.
Tre vogëlushët kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Philadelphia të Pensilvanisë nga prindër shqiptarë, e megjithatë e duan shumë origjinën e tyre Shqipërinë. Ata dinë shumë mirë këngë shqiptare dhe artikulojnë saktë çdo fjalë shqip.
Djaloshi në mes është Erlian Caushi, 5 vjeç dhe ka qenë vetëm dy herë në Shqipëri. Herën e fundit ka qenë verën që kaloi kur mbushi 5 vjeç.
Të gjitha nënat që jetojnë jashtë shtetit dhe kanë video të ngjashme, do t’ju luteshim të na i dërgonit në inbox e llogarisë se Instagramit apo Facebook-ut.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu