Një djalë trevjeçar ka humbur teksa luante në oborrin e shtëpisë së gjyshes së tij në Karolinën e Veriut dhe për dy ditë ka qënduar larg familjarëve.
Ai është gjetur në pyll pas dy ditësh, për fat të mirë në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se ka kaluar 2 netë jashtë në ambient të ftohtë dhe pa përkujdesje.
Por, ajo që ka befasuar të afërmit e tij, është fakti se djali i vogël 3-vjeçar u ka thënë që në pyll për të është kujdesur një ari që e ka mbajtur ngrohtë.
Për të gjetur vogëlushin janë angazhuar mbi 600 vullnetarë dhe kur kanë dëgjuar një të qarë, kanë mundur të identifikojnë nga ka ardhur zëri i tij.
Ndërsa autoritetet ende nuk janë të sigurt saktësisht se ku i kaloi Casey këto dy ditë që ai ishte zhdukur, Sherifi i Qarkut Craven Chip Hughes kishte mbështetur historinë e ariut të djalit. Djali vërtet nuk ishte në gjendje të shpjegonte sesi i mbijetoi të ftohtit jashtë, por ai tha se kishte gjetur një shok në pyll që ishte ariu.
Lexo edhe: Ne Kine lind femija 4 vjet pas vdekjes se prinderve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu