Një raport global i përgatitur nga hulumtuesit kanadezë në 49 shtete tregon se fëmijët e sotëm nuk lëvizin të mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm dhe të kenë një rritje të duhur.
Çdo vend është i ndryshëm
Ekspertët kanë përdorur parametra të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e fëmijëve si: veprimet e qeverisë për të nxitur lëvizjen në zakonet familjare (përdorimin e makinave). Raporti tregon se vendet me fëmijët më aktivë (ata që qëndrojnë më pak ulur) janë Sllovenia, Zimbabve dhe Japonia, ku lëvizja fizike është një normë e rëndësishme shoqërore. Në Japoni, të gjithë shkojnë në shkollë në këmbë në saje të legjislacionit që siguron shkolla pranë shtëpive (jo më shumë se 4 km larg fëmijëve dhe jo më shumë se 6 për nxënësit e shkollave të mesme).
Obeziteti në rritje në botë
Lidhur ngushtë me stilin e qëndrimit ulur është epidemia e mbipeshës midis fëmijëve dhe adoleshentëve. Në vitin 2017, 38.3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç ishin mbipeshë, 8 milionë më shumë se 30.1 milionë në vitin 2000. Në vitin 2017, 5.6% e popullsisë foshnjore nën 5 vjeç ishin mbipeshë. Në Evropë, 1 në 3 fëmijë është mbipeshë.
Shëndeti po dëmtohet
Autorët e studimit arritën në përfundimin se përdorimi i tepruar i telefonave dhe kompjuterëve dhe lëvizjet në mënyrë rigoroze me makinë po shtyjnë fëmijët të bëhen gjithnjë e më sedentarë. Fëmijët fizikisht joaktivë janë në rrezik të problemeve shëndetësore fizike, mendore, sociale dhe njohëse.
Detyra e prindërve
Prindërit kanë një detyrë të madhe: të përpiqen t’i bëjnë fëmijët e tyre të lëvizin më shumë. Nga sportet e organizuara në lojë në natyrë, lëvizja duhet të inkurajohet sa më shumë që është e mundur, edhe në dimër në të ftohtë. Për më tepër, edhe në shtëpi, duhet të kufizohet përdorimi i telefonave dhe video lojërave, duke inkurajuar aktivitete të tjera. Pastaj, të gjithë përpiquni të përdorni gjithnjë e më pak makinën dhe mundohuni të lëvizni në këmbë sa herë që të jetë e mundur.
Lexo edhe: Qendrimi per nje kohe te gjate ulur ju shkurton jeten
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu