Kur isha e vogël, kisha një mësuese që na thoshte se nuk ishte mirë të përdornim fjalën “s’mundem”. Kjo fjalë nuk ekzistonte as në fjalor. Sipas saj, nëse diçka na dukej shumë e vështirë, nuk duhej të hiqnim dorë, por të tentonim përsëri në mënyra të tjera derisa të arrinim qëllimin, ose së paku të merrnim një mësim.
Tashmë unë këtë gjë ua kam përcjellë fëmijëve të mi, por përveç fjalës “nuk mund” për mua ka një fjalë tjetër që nuk është mirë të përdoret. Bëhet fjalë për fjalën “duhet”. Ne shumë shpesh ia themi vetes këtë fjalë për ta nxitur për të bërë shumë gjëra. Duhet të bëj palestër, duhet të përfundoj këtë punë, duhet të kem më shumë arritje në karrierë, duhet t’i përkushtohem më shumë familjes, duhet të përpiqem më shumë në raport me partnerin etj.
Ndaloni për një çast dhe mendoni për efektin e kësaj fjale në jetën tuaj. Fjala duhet ju vendos nën një presion shumë të madh, dhe nëse nuk e arrini atë për të cilën keni “detyruar” veten ju jeni të paaftë.
Në vend të kësaj fjale, përdorni fjalë me më shumë forcë motivuese si: unë zgjedh, unë dua, unë mund etj. Do të shikoni se do të frymëzoheni më shumë dhe do të keni më shumë rezultat.
Lexo edhe: Ja si e demton makina shendetin e femijes
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu