Casey Huff e kishte menduar shumë ndryshe jetën e saj si një nënë shtëpiake. Përpara se të bëhej me fëmijë, ajo mendonte se të ishe nënë që qëndron në shtëpi do të thotë:
- Shtëpia do të jetë më e pastër;
- Nëna do të kishte më shumë kohë për të fjetur;
- Do të lexonte më shumë për hobi.
Megjithatë, kur ishte vërtet në pozitën e një nëne shtëpiake, ajo kuptoi se konceptet e saj ishin tërësisht të gabuara. “Unë nuk e kisha imagjinuar se vërtet do të isha në shtëpi dhe do të kisha mundësi të pastroja, por nga ana tjetër edhe fëmijët do të ishin në shtëpi me mua dhe do ta bënin edhe më shumë rrëmujë. Dhe unë do e gjeja veten vazhdimisht duke bërë punë që nuk mbarojnë kurrë”.
Ajo thotë se dita fillon dhe mbaron me të njëjtin grumbull enësh ose rrobash të palara, sepse fëmijët kanë nevojë për vëmendje dhe ajo kurrë nuk është në gjendje të përfundojë punët që ka planifikuar.
“Dhe tani është ora 4:51, burri im do të kthehet nga puna pas pak, unë ende nuk kam bërë drekën”.
Si përfundim, tani që e provoi të jetë nënë shtëpiake ajo ndryshoi mendim dhe ka arritur në konkluzionin se:
Stëpia nuk do të jetë më e pastër;
Nuk do të flejë më shumë gjumë;
Libri do të qëndrojë në komodinën e krevatit për 18 vitet e ardhshme.
Por ajo që është më e rëndësishme “do të mbijetoni dhe do ta doni jetën që bëni (pjesën më të madhe të kohës)”.
Lexo edhe: Shtepia ime eshte rremuje, por ketu jetohet dhe falet dashuri
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu