“Po, jam shtatzënë për herë të pestë. Ju lutem mos më gjykoni!”

0 0

Shtatzënia ime e pestë ishte një surprizë, e këndshme pasi unë dhe burri im ishim të dy gati për këtë por përsëri ngelej një surprizë. Kur u martova, kisha tashmë një djalë dy vjeçar nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ai ishte i përsosur, në fakt akoma është i tillë. Burri im dhe unë donim të kishim të paktën edhe një fëmijë tjetër por asnjëherë nuk vendosëm një limit të përcaktuar se sa fëmijë do të kishim në të ardhmen së bashku.

Ne zbuluam se nëse do të kishte akoma dashuri midis nesh do të vazhdonim të bënim fëmijë të tjerë, pa menduar asnjëherë se sa të tillë do të kishim.

Dhe pas shtatë vitesh martese ja ku jemi sot, unë jam shtatzënë me fëmijën tim të pestë, të katërtin së bashku me bashkëshortin tim dhe jam shumë e ngazëllyer për këtë. Ndaj besova verbërisht se edhe bota atje jashtë do të ishte e lumtur për këtë shtatzëni timen, mirëpo u gabova rëndë.

Unë bëj të pamundurën që t’ju kushtoj secilit prej fëmijëve të mi vëmendjen e duhur të një nëne dhe për këtë arsye mora vajzën time së fundmi (e cila është pak e turpshme) në një sallon bukurie për të bërë manikyr. Ajo ishte mërzitur në një shtëpi plot me vëllezër dhe unë doja të kaloja pak kohë mes vajzash, pra vetëm unë dhe ajo. Vesha një fustan të bukur, që ishte mjaft i gjerë për të m’u përshtatur kështu me barkun në muajin e pestë të shtatzënisë dhe shkuam në një sallon bukurie në qytetin tonë.

nena femije3

Ndërsa ishim atje, vura re një grua në moshën time (unë jam 34 vjeç) që po shihte vajzën e pastaj barkun tim. Ajo pyeti nëse ky do të ishte fëmija im i dytë.

“I pesti,” i thashë dhe buzëqesha.

Fytyra e saj nga normale ndryshoi ngjyrë më shumë se sa rafti i manikyrëve që kishte para. Ajo ndaloi pak dhe pastaj filloi duke dhënë mendimin e saj.

“Epo unë kam vetëm një”, më tha, “dhe e di kur duhet të them stop”.

nena femije1

Kjo ishte hera e parë që pashë sesa paragjykues ishin njerëzit rreth kësaj situate, prandaj m’u desh një minutë për të gjetur përgjigjen që i dhashë më pas.

“Jam shumë e sigurt se fëmija juaj është i përsosur”, i thashë. Nuk dija se çfarë tjetër t’i shtoja sepse në të vërtetë unë isha e lumtur për kënaqësinë që një grua përjeton duke pasur një fëmijë, por i lashë të kuptonte se ajo nuk e njihte versionin tim të ndryshëm të lumturisë. U ula për të bërë thonjtë dhe po mendohesha nëse duhet të them apo jo diçka tjetër.

Unë nuk mund ta shpjegoj se përse po zgjedh që të kem një fëmijë të pestë dhe e pranoj se për shumë njerëz mund të duket një çmenduri, por po e ndaj historinë time në sallonin e bukurisë me ju, pasi bota ka shumë prindër paragjykues dhe mendoj se nuk duhet të jemi të tillë.

Po ju shpjegoj se vazhdoj të bëj fëmijë pasi i dua me të vërtetë ata. Nëse ju keni një ose më shumë, mund ta kuptoni se sa lumturohet zemra kur ke fëmijë. Unë e konsideroj çdo fëmijë të shëndetshëm një triumf, një dhuratë dhe një bekim të jashtëzakonshëm. Dhe nuk jam aspak dakord me frazën “po e nxjerr fëmijën jashtë” sikur ai të ishte objekt. Ndoshta disa e bëjnë të duket më e lehtë se sa të tjerat, por arti i krijimit të një foshnje nuk është aspak i lehtë dhe unë dëshiroj shumë që të respektohen prindërit që punojnë fort për të ndërtuar familjet e tyre.

Jam gjithashtu e privilegjuar pasi jetoj në mënyrë të sigurt dhe në tryezën time ka ushqim të mjaftueshëm për t’i mbajtur të gjithë këta fëmijë. Dhe mos mendoni se jam nga ato femra që kanë qenë gjithnjë kaq fatlume, thjesht e ndjej se u detyrohem fëmijëve të mi për të mbijetuar.

nena femije4

Unë jam në shtatzëninë time të pestë, sepse çdo grua e teston veten në mënyra të ndryshme. Disa gra bëjnë maratona, marrin pjesë në Lojërat Olimpike, shkruajnë libra apo dhe ngjiten në male. Ju mund t’i bëni të gjitha këto gjëra edhe me pesë fëmijë, por si një grua që përjeton “hyperemesis” nëpër çdo shtatzëni, akti i thjeshtë për të qenë shtatzënë është provë e mjaftueshme për të testuar veten time.

Veç kësaj unë e dua tmerrësisht shumë bashkëshortin tim edhe kur ai më mërzit (nëse do ta lexojë këtë i them të ulë kapakun e tualetit më shpesh) e për këtë arsye dëshiroj fort që bota të ketë sa më shumë njerëz që t’i ngjajnë atij dhe vjehrrës sime.

nena2

Jeta, në disa mënyra, është një luftë. Gjithkush ka beteja të ndryshme për të luftuar. Disa beteja janë të shkurtra, të tjerët zgjaten për dekada apo edhe për gjithë jetën. Unë nuk gjykoj mënyrën sesi luftoni betejat tuaja. E imja është të luftoj me krahë plot dashuri dhe fëmijët e mi janë ushtarët e mi të vegjël të cilët do të më ndihmojnë për të luftuar çdo gjë të keqe në botë.

Lexoni edhe: Si ndryshon lumturia e nënës gjatë javëve të shtatzënisë dhe si ndikon tek bebi?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X