Kujdes nga vendosja e telefonit në karikim në banjo, vdes 15-vjeçarja!

0 0

Vendos telefonin në karikim në banjo, mbetet e elektrizuar

Një dramë ka ndodhur në Rusi, ku një vajzë shumë e re ishte viktimë e një aksidenti të tmerrshëm dhe të pashpjegueshëm. Një pakujdesi e vogël i ka kushtuar jetën 15-vjeçares, e cila ka hyrë për të bërë dush. Ajo ka vendosur iPhonin e saj në karikim në banjë dhe në një kohë të shkurtër telefoni ra në vaskë.

Aksidenti i tmerrshëm

Irina u gjet e vdekur nga të afërmit, të alarmuar për sa kohë që vajza e re kishte mbetur në banjo. Vajza kishte fituar kampionatin rus të të rinjve për artet marciale vetëm dy muaj më parë dhe ishte përzgjedhur nga ekipi kombëtar i vendit të saj.

Arsyeja e vdekjes

Si ishte e mundur një vdekje e tillë? Kjo u shpjegua nga Yury Agrafonov, kreu i departamentit radio-elektronik të Universitetit Shtetëror Irkutsk, i cili theksoi se telefoni i ngarkuar, duke rënë në ujë, shkaktoi një qark të shkurtër.

“Nëse iPhone nuk kishte qenë i lidhur me sistemin elektrik, tragjedia nuk do të kishte ndodhur”, – theksoi eksperti.

Nuk është hera e parë që një telefon i ngarkuar shkakton viktima. Më 20 nëntor, një tjetër vajzë e re vdiq nga elektroshoku nga iPhoni që kishte lënë në karikim ndërsa flinte.

Lexo edhe: Karikuesi i telefonit, me i rrezikshem nga sa e kishit menduar me pare!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X