Lindja natyrore, krahasuar me atë cezariane, i lejon fëmijës të hyjë në kontakt me bakteret e nënës, gjatë kalimit përmes kanalit vaginal. Këto baktere janë thelbësore për të luftuar disa sëmundje të bazuara në imunologji, si astma, obeziteti dhe diabeti i tipit 1.
Zgjidhja: “transplantimi” i baktereve amë
Një grup i studiuesish në SHBA kanë treguar se mikrobiota e fëmijëve të cilët janë të lindur me prerje cezariane, që është kompleksi i mikroorganizmave që janë gjetur në zorrë, është e mangët. Për këtë aryse këta fëmijë prodhojnë më pak antitrupa për të luftuar kundër kërcënimeve të jashtme.
Por studiuesit gjetën një ilaç duke zbatuar një “transplant” e baktereve të nënave: kalimin e një topi pambuku rreth lëkurës së fëmijëve. Ky top më parë duhet të ketë kaluar përmes zonës vaginale të nënës në mënyrë që fëmija të jetë në kontakt me to.
Duke vepruar kështu, pothuajse asnjë ndryshim nuk u gjet me foshnjat e lindura me lindje natyrale.
Mund të bëhet një ndërhyrje “rutinë”
Suksesi i “transplantit” është treguar edhe nga fakti se të gjithë të sapolindurit kishin të njëjtin lloj të ushqyeri, që përbëhej ekskluzivisht nga qumështi i gjirit. Përveç kësaj, siç thuhet nga Dennis Kasper, mikrobiolog dhe immunologist në Harvard Medical School në Boston, kjo praktikë e re është “shumë interesante dhe e përballueshme për të gjithë spitalet,” veçanërisht për mbrojtjen e fëmijëve të lindur me prerje cezariane dhe për ndërtimin e mbrojtjes imunitare ndaj sëmundjeve që mund të rrezikojnë seriozisht cilësinë e jetës.
Dy fjalë për eksperimentin
Hulumtuesit morën rreth 1.519 mostra, duke vënë në dukje veçanërisht ripopullimin e dy llojeve bakteriale, Lactobacillus dhe Bacteroides.
Lexo edhe: Femijet e lindur me operacion kane me shume shanse per te qene mbi peshe
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu