Pakënaqësia me trupin mund të lindë edhe në moshën tetëvjeçare. Një studim i Universitetit të Melburnit, Australi, i botuar në revistën mjekësore “Journal of Adolescent Health”, thotë se djemtë dhe vajzat e reja mund të kenë një refuzim të imazhit të tyre para pubertetit.
Perceptimi i një imazhi negativ të trupit të vet nuk është vetëm një fenomen adoleshent: edhe pse kjo periudhë e jetës, në fakt, është ajo në të cilën djemtë dhe vajzat kryesisht e refuzojnë imazhin e trupit të tyre, hulumtimi australian nxjerr në pah se si një imazh negativ i trupit mund të zhvillohet që nga mosha 8-9 vjeçare.
Hormonet e pubertetit
Studiuesit erdhën në këtë përfundim pas shqyrtimit të të dhënave nga mbi 1,100 djem dhe vajza të moshës nëntë vjeç, të mbledhura si pjesë e një studimi tranzicioni nga fëmijëria në adoleshencë. Studiuesit shpjegojnë se motivimi duhet të gjendet në nivelet e hormoneve që lidhen me pubertetin.
Tetë silueta
Mungesa e kënaqësisë me trupin është matur duke përdorur një instrument të përbërë nga tetë silueta të ilustruara të foshnjave: nga shumë të holla deri në shumë të shëndosha. Fëmijët u pyetën së pari që të vetëvlerësojnë veten, duke zgjedhur siluetën që ata konsideronin më të afërt me veten dhe pastaj të zgjedhnin siluetën si ata dëshironin të dukeshin. Bazuar në shkallën e afërsisë midis dy figurave të zgjedhura, studiuesit mund t’i atribuojnë secilit fëmijë një rezultat të kënaqësisë për trupin e tyre.
Femrat janë më kritike
Siç ndodh gjatë adoleshencës, pakënaqësia më e madhe me siluetën e tyre ka të bëjë me vajzat. Studiuesit thanë se kjo varet nga nivelet më të larta të hormonit DHEA (Dehydroepiandrosterone) dhe testosteronit. U gjet se vajzat më të pakënaqura me trupat e tyre ishin ato me nivelet më të larta të hormoneve, por edhe te djemtë aspekti hormonal ka bërë ndryshime.
Çrregullime të të ngrënit
Mosha 8 vjeçare është një moshë që mund të bëhet kritike për zhvillimin e programeve të ndërgjegjësimit dhe strategjive për të stimuluar mësimin e fëmijëve dhe ruajtjen e një imazhi pozitiv të trupit të tyre.
Ta dini!
Te fëmijët dhe adoleshentët shumë rreziqe që pengojnë krijimin e një marrëdhënieje të mirë me trupat e tyre vijnë gjithashtu nga TV dhe web, të mbingarkuara me imazhe larg realitetit.
Lexo edhe: 6 gjerat qe nje nene duhet t’i mesoje te bijes per trupin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu