Muaji i pestë është koha e tranzicionit për fëmijën tuaj. Është koha kur do të bëjë përpjekjet e para për të folur dhe për të filluar zvarritjet, që do të thotë që duhet të jeni gati për lëvizjen e re të fëmijës suaj.
Aftësitë motorike të një fëmije 5 muajsh
Fëmijët 5 muajsh mund të rrinë në këmbë për periudha më të gjata kohore. Fëmija juaj ndoshta ende duhet të mbështetet me një jastëk, por ai gjithashtu mund të jetë në gjendje të ulet i pambështetur për disa sekonda.
Disa fëmijë mund të fillojnë të rrokullisen nga shpina në bark. Sapo fëmija juaj të rrokulliset, mund ta vëreni atë duke lëvizur këmbët dhe duke u lëkundur. Ai është duke u përgatitur për zvarritje dhe ecje, të cilat janë vetëm disa muaj larg! Por mbani mend, kur fëmija është në gjendje të rrokulliset, sigurohuni që kurrë të mos e lini atë në një shtrat ose sipërfaqe tjetër të lartë ku mund të bjerë dhe të lëndohet.
Një tjetër gjë që do të vëreni në muajin e pestë është se kapja e fëmijës suaj po bëhet më e fortë. Ai mund t’i tërheqë objektet më afër dhe t’i mbledhë ato në pëllëmbë të dorës, pastaj t’i shtyjë me një dorë nga njëra anë në tjetrën. Ai madje mund të jetë në gjendje të mbajë një shishe ose filxhan.
Gjumi i bebit 5 muajsh
Shumica e foshnjave flenë gjithë natën kur janë pesë muajsh, por jo të gjithë. Për të inkurajuar foshnjën tuaj për të hyrë në një ritëm të rregullt të gjumit gjatë natës, krijoni një rutinë të gjumit. Filloni me një banjë të ngrohtë, të ndjekur nga disa minuta të lëkundjes së butë me një këngë dhe përrallë.
Vëreni në gjumë direkt në krevatin e tij, në mënyrë që të mësohet ta qetësojë vetë veten, pa kërkuar mbështetje nga ju.
Gjatë ditës, fëmija juaj do të ketë ende nevojë të flejë dy herë, një në mëngjes dhe një pas drekës. Mundohuni të mos ia vononi gjumin në momentet që duket i lodhur ose çuditshëm. Në shenjat e para të përgjumjes, vëreni të flejë.
Shqisat
Shikimi vazhdon të përmirësohet. Në këtë pikë, bebet mund të shohin mirë në distanca të ndryshme dhe sytë e tyre mund të përqendrohen të dy. Perceptimi i ngjyrës së fëmijës suaj është mprehur deri në pikën ku ai mund të tregojë dallimin në mes të dy nuancave të së njëjtës ngjyrë. Por foshnjat në këtë moshë preferojnë ende ngjyra primare si e kuqja, bluja dhe e verdha.
Komunikimi
Bla-blatë e fëmijës suaj tani do të fillojnë të ngjajnë si fjalë të vërteta. Bebat 5 muajsh mund të fillojnë të bashkojnë zanoret me bashkëtingëlloret dhe të thonë fjalë të tilla si “ba-ba” ose “ma-ma”. Por nëse i dëgjoni duke thënë këto fjalë, mos u ngazëlleni shumë, fëmijët ende nuk i dinë kuptimet e fjalëve. Duhen edhe disa muaj që fjalët baba dhe mama të drejtohen tek ju.
Foshnjat në këtë fazë kanë filluar të kuptojnë tingujt që dëgjojnë, si për shembull lehjen e një qeni ose nisjen e një makine.
Këshilla për muajin e pestë të fëmijës suaj
- Bebet e duan muzikën. Vërini muzikë dhe ai do të fillojë të qeshë e të duartrokasë.
- U jepni lodra të thjeshta, gjithmonë duke emërtuar secilën që ta ndihmoni foshnjën të mësojë fjalë të reja.
- Mbuloni të gjitha prizat elektrike dhe largoni çdo detergjent nga fëmija.
Lexo edhe: Si ta inkurajoj bebin 6 muajsh te haje?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu