Pediatrja e njohur Lira Gjika është gjithmonë aktive përsa i përket temave që lidhen me rritjen e fëmijëve. Në këto ditë vere, kur shumica e prindërve kanë marrë ose do të marrin pushimet dhe zgjedhin plazhin për t’i kaluar ato, pediatrja ngre një shqetësim, që mund ta kemi hasur të gjithë.
Shpesh të rriturit i marrin fëmijët në det dhe bëjnë lojëra me ta kundër dëshirës së tyre. Sipas Lira Gjikës, ky veprim që mund të jetë argëtues për prindërit apo gjyshërit, me idenë se po i heqin frikën fëmijës, në fakt ai mund të lërë pasoja të pashlyeshme tek fëmija në të ardhmen.
Ajo ka shpjeguar përmes një statusi në Facbook gjithë ndikimin psikologjik që ka ky veprim tek fëmija.
Statusi i Lira Gjikës
Në një nga plazhet e jugut, një gjyshe nga këto të zonjat, që e kapin situatën për “brirësh”, i mori fëmijën dy vjeç nënës nga dora dhe e futi në det, që t’i mësonte “lezetin e ujit”. Fëmija filloi të ulërijë i tmerruar, por pa dobi, nëna rrinte dhe e shikonte duke qeshur dhe sikur nuk mjaftonte nëna indiferente, me të u bashkuan edhe të rritur të tjerë që qeshnin me ulërimat e fëmijës.
Ky zakoni makabër i të rriturve, që qeshin apo shkrihen gazit me fëmijën e vogël të tmerruar nga mospërfillja dhe frika, vazhdon të jetë praktike e zakonshme pa na preokupuar për pasojat që mund të shkaktojë. Prindër dhembshuria nuk është një gjë e lindur, ajo mësohet e zhvillohet nëpërmjet sjelljes së prindërve ndaj femijës dhe më pas edhe nga të rritur të tjerë pranë fëmijës.
Prindër kini kujdes nga këto sjellje tuajat. E para, frika nuk largohet duke e “përplasur” fëmijën në ujë dhe duke qeshur. Kjo mënyre vetëm dëmton mekanizmat e empatisë. Ju mund tu vijë për të qeshur por fëmija është i tmerruar. E dyta, a ju ka shkuar ndërmend se si do të ndiheshit në një situatë të tillë, që ju të ishit të tmerruar dhe ata që ju kanë në dorë të qeshin e tallen ?
Prindër mos luani me emocionet e paformuara të fëmijeve tuaj dhe mos u çudisni nëse një ditë fëmija juaj, mund të bëhet i pandjeshëm dhe indiferent ndaj të tjerëve, kështu e keni “gatuar” me indiferencë dhe të qeshura kur ishte keq.
Lexo edhe: Femija ka frike nga bubullimat dhe vetetimat. Cfare mund te bej?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu