Të gjithë prindërit janë pak fajtorë që vendosin fëmijët përpara ekranit të televizorit, në mënyrë që ata të përfundojnë ndonjë punë, per shembull të gatuajnë darkën apo të kryejnë një telefonatë.
Kalimi i një kohe të gjatë përballë televizorit është i lidhur me rritjen e rrezikut të obezitetit, por sipas një studimi të fundit të Universitetit të Nju Jorkut, ka një tjetër arsye përse prindërit duhet të kufizojnë kohën e televizorit.
Gjetjet e fundit kanë zbuluar se sa më shumë televizor të shikonin fëmijët, aq më pak të gatshëm ishin për të shkuar në kopsht. Studiuesit thonë se ka një lidhje mes kohës së gjatë të kaluar përpara televizorit dhe një performace të dobët në kopsht, veçanërisht tek fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.
Studimi përforcon rekomandimin e Akademisë Amerikane të Pediatrisë që fëmijët e moshave 2-5 vjeç të shikojnë televizor vetëm 1 orë në ditë.
Por koha e gjatë përballë ekranit mund të ketë implikime reale në zhvillimin e fëmijëve. Studiuesit analizuan 807 fëmijë në kopshte me prejardhje të ndryshme. Prindërit e fëmijëve treguan të ardhurat familjare dhe sa orë fëmijët e tyre shikonin televizor çdo ditë. Videolojërat, tabletët dhe celularët nuk ishin pjesë e studimit.
Pastaj shkencëtarët vlerësuan shkathtësitë themelore të fëmijëve në matematikë, në shkronja, aftësinë e të shprehurit, aftësitë socio-emocionale etj.
Kur fëmijët shikonin më shumë se dy orë televizor, gatishmëria e tyre për të mësuar ishte ndikuar negativisht. Kjo gjë ishte më e theksuar tek familjet me të ardhura të ulëta.
Ndërsa tek fëmijët që vinin nga familje me të ardhura shumë të mira, nuk kishte lidhje midis orarëve përpara televizorit dhe performancës në kopsht. Studiuesit thonë se fëmijët nga familjet me të ardhura të larta mund të shikojnë më shumë përmbajtje arsimore dhe se prindërit mund të jenë në gjendje të shikojnë më shumë programe me fëmijët e tyre, gjë që është gjetur se nxit të mësuarit.
Një tjetër gjetje interesante e studimit është se shikimi i TV ndikonte negativisht në aftësitë matematikore, por nuk kishte lidhje me aftësitë gjuhësore.
Lexo edhe: Koha me e mire qe mund te kalojne femijet ne internet
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu