Thika është e rrezikshme për një fëmijë që akoma nuk di se për çfarë përdoret. Pikërisht për këtë arsye prindërit duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve kur kanë në dorë një thikë. Rreziku që fëmija mund të lëndohet për shkak të moskujdesit është i lartë.
Por kur fëmija mund ta përdori thikën në tavolinë si të rriturit?
Prindërit frikësohen shumë kur fëmija i vogël mban thikë në dorë. Kjo për shkak se ata nuk e dinë se kur është mosha e duhur që ata ta mbajnë vetë thikën dhe ta përdorin. Në të vërtetë, nuk ka një moshë të caktuar se kur fëmija duhet ta përdori thikën.
Megjithatë eksperienca që prindërit kanë mund t’i ndihmojë ata se kur është koha ideale. Njohja e aftësive dhe e përgjegjësive që fëmija juaj fillon të marrë është një aspekt shumë i rëndësishëm i vlerësimit se kur ai është në gjendje të përdorë thikën.
Në përgjithësi periudha që përkon me fillimin e shkollës fillore duket se është koha ideale. Fëmija fillon të rritet, ka më shumë përvojë dhe njohuri për rreziqet e objekteve dhe situatave të ndryshme. Për më tepër, fëmija në këtë moshë duhet të dijë se cilat janë rregullat për të qëndruar në tavolinë.
Ai e kupton se thika mund të jetë shumë e rrezikshme dhe nuk mund të përdoret për të luajtur. Nëse fëmija nuk e ka kuptuar akoma këtë gjë, duhet të jetë prindi ai që duhet t’ja shpjegojë dhe ta mbrojë. Çdo fëmijë ka kohën e tij të rritjes. Një fëmijë nga mosha 5 ose 6 vjeç është në gjendje ta përdori me kujdes thikën. Ata e përdorin thikën sikur është një shpatë, sepse ai ende e konsideron atë si një objekt për të luajtur.
Por si çdo fillim është i vështirë. Nëse vërtet doni që fëmija të mësojë të përdori thikën dhe të dijë se për çfarë funksioni shërben, ju duhet ta ndihmoni duke i shpjeguar dhe duke praktikuar përdorimin e saj gjatë konsumimit të ushqime të ndryshme.
Ju duhet t’i jepni atyre sa më shumë informacione dhe sqarime të mundshme rreth përdorimit të saj që ata ta kenë nën kontroll.
Lexo edhe: Siguria e femijes brenda shtepise
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu