Asnjëherë fëmijës nuk duhet t’i themi po për të gjitha. Shumë gjëra të panjohura për ata duhet të mësohen në një mënyrë të veçantë nga prindërit. Duke i thënë fëmijës po, prindërit arrijnë të kufizojnë kreativitetin e tyre duke i mbingarkuar me më shumë informacion dhe lodra që ndoshta duhet t’i mësojnë në një tjetër moment. Edhe për këtë arsye çdo fëmijë mëson në kohë të ndryshme gjëra të ndryshme në përshtatje me atë që ai kupton.
Në mënyrë që të zhvilloni tek fëmijët tuaj kreativitetin, këshillohet t’u jepni atyre numër të vogël lodrash. Në këtë mënyrë, duke pasur në dispozicion pak objekte, fëmijët do të “detyrohen” të eksplorojnë të gjitha përdorimet e mundshme të tyre. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Ohios, ku u testuan 36 fëmijë, të moshave 18-30 muajsh. Fëmijëve iu dhanë fillimisht 4 lodra për të luajtur, ndërsa në fazën e dytë të testimit, ata kishin në dispozicion 16 të tilla. Autorët e studimit arritën në përfundimin se fëmijët janë më kreativë e më të prirur të eksplorojnë, kur kanë më pak lodra në dispozicion.
90 lodra secili
Gjithashtu në këtë studim u zbulua se të gjithë fëmijët që ishin pjesëmarrës kishin një mesatare prej 90 lodrash në shtëpitë e tyre. Si rezultat i kësaj sa më shumë lodra që një fëmijë të ketë në dizpozicion aq më pak do të përqëndrohet në atë që i pëlqen. Nëse një fëmijë ka lodra të reja çdo ditë, ai nuk ka më dëshirë të eksplorojë deri në fund atë që ka pasur. Për më tepër nëse një fëmijë ka shumë lodra ai e ka të vështirë të krijojë një marrëdhënië më secilën nga ato.
Këshilla nga ekspertë
Kreativiteti tek fëmijët duhet të zbulohet çdo ditë nga pak, duke eksploruar bashkë me të, të gjitha sekretet. Ja disa këshilla që japin ekspertët: Mos thuaj menjëherë “po”. Shpesh kërkesat e fëmijëve janë të përkohshme, për shkak se ata ndikohen shumë shpejt nga shokët apo edhe nga reklamat.
Shmangni blerjen e vazhdueshme të lodrave
Bëjini ata sa më shumë kurioz duke mbajtur disa lodra mënjanë pa ja ua treguar atyre. Mbani lodrat në rregull, duke shmangur përzierjen me njëra tjetrën. Pastrojini ato të paktën dy herë në vit duke eleminuar ato që janë thyer dhe që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre.
Lexo edhe: A kane nevoje femijet per shume lodra?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu