Foshnja nuk rritet vetëm me ushqim… Fëmija duhet të jetë i rrethuar me njerëzit te cilët e udhëzojnë dhe e këshillojnë. Të rriturit duhet te jenë shembull për fëmijën. Ju si nënë apo baba, jeni te rëndesishëm për zhvillimin dhe rritjen e tij. Është në të mirë të tij të mësojë gjëra të reja. Gjithashtu është me rëndësi që ai t’i besojë prindërve dhe ta ndiejë kujdesin tuaj.
Fëmija është kureshtar dhe ka dëshirë të mësojë vazhdimisht
Të gjithë fëmijët janë kureshtarë dhe kanë dëshirë për të mësuar gjëra të reja. Foshnja shikon lëvizjet e të rriturve dhe mëson nga ato, si për shembull lëvizjen e buzëve, shikimet, lëvizjen e duarve. Femijën duhet ta lejoni të provojë gjërat e reja që mëson.
Ai mëson duke parë atë që bëjnë të tjerët, gjithashu edhe kur dikush flet me të. Kur foshnja rritet mëson edhe më tepër gjëra të reja. Mund t’i mësoni shumë gjëra duke e shëtitur dhe i shpjeguar për vendet që shihni, duke i lexuar libra, kënduar këngë, recituar vjersha, etj. Këto gjëra kanë shumë rëndësi pasi ndikojnë në zhvillimin e mënyrës së të menduarit, gjithashtu i zhvillohet kujtesa dhe pasurohet fjalori. Për femijën e vogël një rëndësi të jashtëzakonshme edhe të luajturit që stimulon kreativitetin e tij. Përkujdesuni që fëmija të këtë lodra dhe ju të keni kohë për të luajtur me ta.
Për edukimin e fëmijës lodrat e shtrenjta nuk janë edhe më të mirat. Të mira janë ato që shfrytëzohen në shumë mënyra, si për shembull lodrat e mira ofrojnë mundësi të ndryshme për ndarjen e roleve si dhe zhvillimin e imagjinatës. Këto lloj lodrash janë lapsat me ngjyra, plastelinat dhe kubat. Në shumë studime është dëshmuar se fëmija me këto lodra përshtatet më mirë gjatë lojës pavarësisht moshës së fëmijëve të tjerë me të cilët po i ndan. Kujdesin për tjetrin, respektimin e radhës si edhe rregullat e përbashkëta fëmija i mëson duke luajtur së bashku me fëmijët tjerë.
Lexo edhe:
Rendesia e puneve te shtepise ne edukimin e femijes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu