Kur e dëgjoni në fillim duket si një vend i çuditshëm për të fjetur, si mund të jetë një kuti kartoni shtrati i parë për vogëlushin tuaj të çmuar? E megjithatë ai është vendi ku shumë foshnje Finlandeze shtrihen për herë të parë. Dhe kjo gjë mendohet të jetë shkaku pse Finlanda ka numrin më të ulët të vdekshmërisë foshnjore në botë, me 2.52 vdekje në 1000 foshnje rreth 50% më e ulët se në SHBA.
Finlanda u siguron të gjitha nënave të ardhshme një kuti për bebin e tyre por ka një kusht për këtë gjë. Për të marrë kutinë e bebit nëna duhet t’i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme në muajin e parë të shtatzanisë.
Çdo vit qeveria Finlandeze shpërndan rreth 40000 kuti të tilla, të cilat përmbajnë një dyshek të vogël për bebin si dhe 50 artikuj të tjerë për bebin si rroba, çorape dhe një pallto të ngrohtë për dimrat e ashpër nordik. Nënat që nuk kanë nevojë për këto produkte mund t’i këmbejnë ato për 140 euro.
Ky program nisi në fund të viteve 1930, kur afërsisht 10% e foshnjeve në Finland humbnin jetën çdo ditë. Kutia nuk kushtonte shumë dhe i inkurajonte gratë që t’i linin mënjanë zakonet e tyre të këqija dhe të vizitonin një mjek gjatë shtatzanisë. Kutitë gjithashtu siguronin një vend të sigurt ku foshnjat mund të flinin në shtëpi të cilat kishin vetëm mobiliet bazë dhe asnjë vend të përshtatshëm ku bebi mund të flinte.
Finlanda gjithashtu ka një politikë shumë të mirë për mbrojtjen e prindërve ku i ofron deri në 10 muaj pagë të plotë dhe prindërit të cilët rrinë në shtëpi me fëmijët e kanë të sigurt rikthimin në punë edhe pas 3 vjetësh.
Lexoni dhe:Ne vendet nordike femijet flejne jashte ne akull!
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu