Bullizmi është nje fenomen shumë i përhapur jo vetëm në shoqërinë shqiptare, dhe në lidhje me këtë kanë folur shumë shpesh ekspertët e huaj. Ata e vlerësojnë një fëmijë viktimë të bullizmit nëse është prej një kohe të caktuar subjekt i veprimeve fyese që kryhen nga një apo më shumë bashkëmoshatarë të tij. Pra nuk kemi të bëjmë me një akt të vetëm, por me një seri sjelljesh që përsëriten nga një grup që pretendon të tregojë fuqinë e tij mbi viktimën.
Duke qënë se ky fenomen mund të jetë kthyer në shqetësim për shumë familje, prindërit shpesh mund të kenë nevojë për një këshillë në lidhje me menaxhimin e situatës. Duke qënë kështu këtë problem e kemi trajtuar edhe në “Koha të bisedojmë” ditën e enjte ku nënat kanë shprehur mendimin e tyre.
Cila do të ishte mënyra më e mirë për të menaxhuar dhunën fizike dhe psikologjike tek fëmija juaj?
- Personalisht mendoj se do të ishte shumë e rëndë që një ditë një nga djemtë e mi të ishte viktime e bullizmit. Mendoj se gjëja e parë që do të bëja do të ishte ta largoja nga ai ambient dhe më pas të shikoja si mund të veproja duke kërkuar edhe ndihmë profesionale.
- Shumica e fëmijëve e kanë përjetuar këtë gjë dhe mendoj se mbyllen në veten e tyre duke mos kërkuar ndihmë nga familja. Deri diku mendoj se ndikon edhe besimi që fëmija ka tek familja. Mendoj se ndihma e psikologut është mëse e nevojshme pasi mund të ngelet shenjë për gjithë jetën dhe fëmija rritet me ndjenjën e nënvlerësimit të vetes. Të mos harrojmë rastet ekstreme në botë ku shumë fëmijë kanë arritur të kryejnë edhe vetëvrasje!
Bullizmi mund të jetë i drejtpërdrejtë ose jo, dhe në rastin e parë sulmet mund të jenë direkte ndaj viktimës duke provokuar edhe dhunë fizike. Në rastin indirekt, sulmohen marrëdhëniet e viktimës me personat e tjerë, pra shkatërrojnë miqësitë e tij. Nuk duhet të përjashtojmë edhe rastet e bullizmit nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat quhen cyberbullizëm.
Si duhet të veprojnë prindërit e fëmijës?
- Flisni me fëmijën. Para se të veproni kujdesuni që fëmija të ndiejë që ju e mbështesni, mos reagoni keq para tij.
- E mësoni fëmijën të thotë “mjaft” me zë të lartë. Studime kanë treguar se ngacmimi mund të marrë fund brenda 10 sekondave nëse ai e bën këtë. Nga ana tjetër i tregoni se nëse dikush e ngacmon nuk është gabim të kërkojë menjëherë ndihmën e një personi të rritur.
- Flisni me mësuesit e fëmijës në lidhje me këtë gjë.
Mbështesni socializimin e fëmijës jashtë shkollës, si një mënyrë për të fuqizuar edhe aftësitë e tij mbrojtëse. Është vërtetuar se fëmijët me shumë shokë bien më rrallë pre e bullizmit. - I kërkoni fëmijës të mos qëndrojë vetëm gjatë kohës së drekës, kthimit në shtëpi, etj. Ata sulmohen më shpesh nëse nuk janë duke qëndruar me dikë.
- Nse fëmija juaj është viktimë e cyberbullizmit ju duhet t’i tregoni se nuk është e nevojshme të kthejë përgjigje për të gjithë mesazhet që i vijnë. Nëse është serioze duhet të ndërhyni ju për të marrë situatën në kontroll!
Nga nenat pernenat
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu