Të luani lojera në kompjuterin tuaj është shumë e këndshme dhe argëtuese, mirëpo lojërat kanë edhe rreziqe. Ju mund të luani me kompjuter, telefona celularë, në rrjete sociale apo me pajisje të vogla elektronike siç janë PlayStation dhe Nintendo. Ju gjithashtu mund të luani vetëm, me fëmijë të tjerë në dhomë apo luani online me njerëz të tjerë nga e gjithë bota, që ndoshta edhe nuk i njihni fare.
Nëse luani lojera në internet duhet të dini se mund të jeni të rrezikuar nga:
- Shkarkimi i gjërave të këqija së bashku me lojën. Ai mund të jetë një virus dhe ndonjëherë lojrat që janë falas (free) mund të kërkojnë për informata shtesë përveç atyre që i keni në profilin tuaj dhe ata që lëshojnë virusin mund të keqpërdorin të dhënat tua personale.
- Nëse luani lojra online në faqen tuaj mund të paraqiten pop-ups (faqe interneti qe hapen pa i kërkuar ju paraprakisht) dhe në ekranin tuaj mund të shfaqen fotografi të ndryshme, që mund të instalojnë virus në kompjuterin tuaj.
- Një dukuri tjetër e rrezikshme është takimi me njerëz qëllim këqij. Ka persona qëllim këqij, që shpesh janë të rritur që në fillim përpiqen të fitojnë besimin e lojtarëve duke pretenduar se janë fëmijë dhe duke ju ofruar mënyra të ndryshme se si të fitohet loja apo duke ju falur pikë (points). Takimi me këta njerëz që mund t’i njihni vetëm përmes internetit është me rrezik.
- Ajo çfarë ju duhet të bëni është që të mos mbani sekrete me prindërit tuaj për gjërat që ju dyshoni se ka diçka shqetësuese në to.
- Nëse ndonjëri me të cilin jeni duke luajtur sillet keq me ju, ju bënë presion dhe kërkon informata personale apo ju dërgon materiale shqetësuese, atëherë ju duhet të kërkoni të ndërpresin këtë sjellje, ta injoroni apo të bëni bllok.
- Asnjëherë mos shpërndani informacione tuaja personale ose informatat e anëtareve tjerë të familjes (për shembull emrat, adresën, e-mailin, moshën, fotografitë, dhe informacione të ngjashme) me lojtarët e tjerë.
- Gjithmonë pyesni prindërit apo kujdestarët tuaj para se të filloni të luani ndonjë lojë të re në internet. Ata mund të ju ndihmojnë të zgjidhni lojërat më të mira dhe ju mund t’i mësoni prindërit se si të luajnë edhe ata këto lojëra bashkë me ju.
- Ju nuk duhet të lejoni veten të bëheni të varur pas lojërave në internet, sepse kjo mund t’ju përkeqësojë shëndetin, të ndikojë negativisht në mësime etj.
Sa ore kalojne femijet tuaj para kompjuterit?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu