Keshilla per te hequr bebelinen

0 0

Zakonisht ai është gati, rreth moshës 18 muajshe, pasi më parë ai nuk ka kontroll të plotë mbi muskujt përgjegjës për defekimin. Megjithatë aftësia e fëmijës për t’u përshtatur me këtë ndryshim është edhe gjenetike.

Si ta kuptojmë kur fëmija është gati?

Zakonisht ata fillojnë ta bëjnë të dukshme këtë edhe në pamjen e jashtme. Nëse ai është duke luajtur, në atë moment do të ndalojë dhe do të shikojë diçka tepër i përqëndruar. Ai gjithashtu edhe mund t’ju tregojë se ka urinuar apo defekuar pasi ka përfunduar, duke tërhequr shpesh bebelinën nga vetja. Një tjetër shenjë që tregon se fëmija është gati, është edhe urinimi në momentin që ka hequr bebelinën, duke treguar interes edhe në lidhje më tualetin në momentin që nëna ose babai shkon brenda.

Si të fillojmë?

  • Gjithçka duhet të fillojë në një moment që fëmija gëzon shëndet të plotë, pa harruar që heqja e bebelinës duhet të fillojë në stinën e verës. Ky është një proçes që nuk mund të mësohet brenda një dite të vetme, dhe me pak fat fëmija juaj do të kryejë përfundimisht nevojat e tij në tualet brenda disa javëve.
  • Ju duhet ta vendosni fëmijën fillimisht në uturak dhe jo në tualet, kjo pasi ai është tepër i madh dhe fëmija mund të frikësohet. Në momentin që do ta vendosni në uturak mund t’i vendosni edhe një kukull pranë, të cilin gjithashtu duhet ta keni ulur në një uturak. Nëse fëmija nuk tregon interes dhe nuk duket se është gati ju nuk duhet të insistoni.
  • Një ndihmë do të ishte edhe leximi i disa librave që kanë lidhje me kryerjen e nevojave në uturak (për shembull si arushi nuk përdor bebelinë por shkon në tualet).
  • Në çdo moment i shpjegoni fëmijës atë që është duke bërë dhe ndërkohë mos ja vendosni për asnjë arsye fëmijës bebelinën në trup gjatë ditës.
  • Fëmija duhet të ulet në uturak në intervale kohore të njëjta, të cilat fillimisht duhet të jenë shumë të shpeshta. Gjithomë para se të dilni nga shtëpia e çoni fëmijën të kryejë nevojat personale.

Lexoni dhe: Ka ardhur koha qe femijes t’i hiqni bebelinen? Ja si ta mesoni te shkoje vete ne tualet

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X