Do të ishte më efektive të zëvendësonit fjalën “kontroll” me një sjellje tjetër ndërsa fëmija është në internet. Ndoshta 5 rregullat e mëposhtme do të rezultojnë të jenë më efektive se një kontroll i rreptë.
Si duhet të veproni?
- Përzgjedhja (filtrimi) prindërore. Ajo mund të vendoset me anën e një programi të posaçëm ose duke e vendosur kompjuterin në sallonin e shtëpisë tuaj. Ju duhet të kaloni edhe pak kohë bashkë me fëmijën në internet për të kuptuar ato çfarë e tërheqin fëmijën.
- E mësoni si të navigojë në internet. Zakonet e mira fitohen që në moshë të vogël. Fëmija duhet të orientohet nga ju drejt përdorimit të internetit në lidhje me leximin e kurioziteteve, shfrytëzimin e artikujve cilësorë të portaleve të besueshëm etj.
- E mësoni t’i mbajë gjërat e tij private. Ai duhet të dijë se ndarja e fotove dhe të dhënave personale me të gjithë është diçka e rrezikshme.
- Ai duhet të dijë se cilat foto nuk duhet të postojë në rrjetet sociale. Në kohët e sotme, kur të gjithë po bëhen përdorues të rrjeteve sociale, fëmija duhet të dijë se një foto provokuese, që ekspozon tepër trupin nuk duhet të publikohet.
- Mos jepni këshilla vetëm me fjalë. Një shembull i mirë është më tepër i rëndësishëm nga sa ju mendoni. Nëse ju e përdorni internetin vetëm për të “promovuar” jetën luksoze, apo veshjet tuaja, e përdorni për të marrë vesh të rejat e fundit nga fusha e modës apo VIP-ave atëherë të jeni të sigurt se edhe fëmija juaj nuk do ta përdorë atë për të bërë diçka me vlerë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu