Pastroni hunden e femijes me anen e nje sprai nazal

0 0

Higjena e hundës së fëmijës është shumë e rëndësishme, kjo pasi bebet e vogla nuk janë në gjendje të nxjerrin jashtë sekrecionet duke bërë që ata shpesh ta kenë frymëmarrjen të bllokuar. Në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë një sprai nazal i cili mund të jetë:

  • Nebial 3%. Ai vepron mbi mukozat nazale duke pastruar ato nga mukusi i tepërt, pra nuk ka vetëm funksion shkrirës. Është ideali për t’u përdorur kryesisht gjatë gjendjeve gripale të fëmijës, rinitit alergjik si edhe sinozitit.
  • Tonimer lab baby. Është një solucion me bazë ujin e detit dhe pH lehtësisht alkalin. Ai mund të përdoret tek bebet dhe fëmijët për pastrimin e përditshëm të mukozave nazale. Ai mund të përdoret edhe nëse sekrecionet janë tharë brenda hundës në rast gripi.
  • Sterimar baby. Është një solucion që mund të përdoret në rast se hunda e fëmijës është e bllokuar, ka sekrecione të thata ose është e irrituar gjatë një gripi apo alergjie. Ky sprai mund të përdoret që nga lindja. Ai zbut dhe largon mukusin duke e bërë fëmijën të marrë frymë lirisht. Këshillohet të përdoret kryesisht para gjidhënies dhe gjumit.

Pas përdorimit të secilit prej produkteve të mësipërme, hunda e fëmijës duhet të lahet me ujë të vakët.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X