Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija nuk kryen më nevojat personale pasi ka hequr bebelinën?
Disa fëmijë mund të zhvillojnë një formë mbajtje të feceve duke kërkuar që në këtë moment t’i vendoset sërish bebelina. Zakonisht diçka e tillë ndodh kur fëmija e kupton se prindërit kanë pritshmëri të larta në këtë aspekt. Ai fillon të ketë frikë se mos i zhgënjejë dhe për këtë asrye shfaq një “dëshirë” për t’u rikthyer edhe njëherë në fazën e mëparshme, pra në atë të defekimit në bebelinë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që prindërit të mos e forcojnë fëmijën por të ndjekin të gjitha hapat me kujdes.
Përse nuk duhet të forcohet fëmija?
Të gjitha nënat duhet të dinë se për fëmijën është më efektive të pranojë ndryshimin dalëngadalë dhe gjatë këtij proçesi të mos qortohet asnjëherë. Do të ishte më mirë që fëmija të mësonte të tregonte momentin kur dëshironte të kryente nevojat, sesa të bënte një hap mbrapa. Por duhet të dini se edhe nëse ndodh kjo nuk duhet ta diskutoni si një objekt “dështimi” nga ana e fëmijës tuaj. Në një rast të tillë ju duhet të shpreheni në një mënyrë të tillë: “unë e kuptoj që është e vështirë dhe nëse nuk ke dëshirë mund të provojmë në një moment tjetër”. Duhet të jeni në gjendje të kuptoni mbi të gjitha se kur fëmija është gati të “braktisë” bebelinën. Ndërkohë nuk duhet të insistoni vazhdimisht, por mund ta pyesni fëmijën pas disa ditësh: “zemra ime do provojmë ta heqim për pak bebelinën sot”? Mbani mend se fëmija nuk duhet të ndihet në asnjë moment nën tension.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu