Një moment shumë i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës, si edhe një moment tepër emocionues për prindërit. Gjithçka që duhet të dini!
Kur fillon faza e ecjes këmbadorazi?
Në përgjithësi kjo ndodh nga muaji 6-12 i jetës, megjithatë kjo nuk ndikon në ecjen e fëmijës duke qënë se fëmijë të ndryshëm kanë një zhvillim psiko-motor të ndryshëm. Fëmija në këtë fazë duhet lënë të eksperimentojë sa më shumë në mënyrë që të fitojë pavarësinë e tij. Nuk janë të domosdoshme këpucët, por mund t’i vishni çorape që nuk e lejojnë të rrëshqasë.
Kur fëmijët fillojnë të ecin?
Koha mesatare është rreth muajit të 12-të të jetës, por e ritheksojmë se fëmijë të ndryshëm kanë zhvillim të ndryshëm. Mund të themi se ka edhe fëmijë që fillojnë të hedhin hapat e parë rreth muajit 8-9, ashtu siç ka edhe nga ata fëmijë që e bëjnë këtë rreth muajit të 18-të.
Ndihma e prindërve
Prindërit duhet të kënaqin nevojat e fëmijës, por pa e sforcuar të bëjë më shumë hapa apo në një mënyrë që nuk mundet. Nuk duhet të jeni ju që ta lini të qëndrojë vetë në këmbë për të shkuar më pas vetë në destinacionin që dëshiron. Fëmija këtë duhet ta bëjë kur të jetë gati.
Po nëse fëmija bie?
Prindërit nuk duhet të tregojnë frikë. Disa rrëzime nuk janë të dëmshme dhe fëmija qan vetëm sepse trembet nëna apo babai.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu