Kjo datë është shpallur si dita kombëtare e rinisë në vitin 2009 me një vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë në nder të gjithë studentëve që morën pjesë në lëvizjen e zhvilluar më 8 dhjetor 1990 si edhe të gjithë rinisë shqiptare. Në këtë datë, një grup studentësh dhe pedagogësh të universiteteve të Tiranës u bënë iniciatorë të protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë në vend.
Shprehja që karakterizoi këtë lëvizje ishte: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Me këtë shprehje u synua ngritja e vlerave perëndimore dhe integrimi me vendet e tjera, pa harruar edhe garantimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu