Skuqja e lekures se bebes

0 0

Në momentin që nëna shikon se lëkura e fëmijës është skuqur fillon të mendojë për shkaqet e kësaj, problem i cili nuk mund të prekë vetëm zonën e bebelinës. Dhe e dini se çfarë mund të shkaktojë një problem të tillë?

  1. Ka fëmija juaj temperaturë? Masni temperaturën e fëmijës. Nëse është mbi 38.5 duhet të kontrolloni nëse fëmija ka fruth.
  2. Si është gjendja e përgjithshme e fëmijës? Nëse duket i zbehtë dhe i djersitur shikoni mos është dehidratuar.
  3. E keni bërë provën e gotës? Vendosni fundin e një gote mbi një pjesë të skuqjes. Nëse skuqja duket atëherë duhet të shkoni për vizitë tek mjeku.
  4. A ushqehet mirë? Nëse fëmija refuzon ushqimin ka shumë mundësi të mos ndihet mirë, dhe për pasojë të përjetojë një skuqje të lëkurës.
  5. Si duket urina dhe feçja e fëmijës? Kontrolloni shpesh bebelinën e fëmijës. Nëse ushqehet normalisht duhet të lagë mbi 6 bebelina në ditë.
  6. Është shumë i nxehtë? Nëse barku i fëmijës është shumë i nxehtë duhet të provoni t’i hiqni disa rroba nga trupi.
  7. E keni nderruar mjaftueshëm fëmijën? Nëse bëhet fjalë për një skuqje në zonën e bebelinës duhet të pyesni veten nëse e keni ndërruar mjaftueshëm fëmijën tuaj. Nëse ndodh diçka e tillë duhet ta lini për pak kohë lëkurën e fëmijës të ajroset pa bebelinë si edhe të përdorni krem me oksid zinku.
  8. Keni ndërruar një nga produktet e fëmijës? Lëkura e fëmijës është delikate dhe mund të ndodhë që nëse ndryshoni një nga produktet me të cilat lëkura e tij është mësuar, ose nëse produktet përmbajnë aromë, mund të irritohet dhe skuqet.

Lexoni edhe: Pse fëmija ka skuqje dhe flluska në lëkurë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X