5 keshilla per te hequr bebelinen

0 0

Vera është momenti më i mirë për shumë nëna me fëmijë të moshës 18-24 muaj, që të fillojnë heqjen e bebelinës. Por si ta bëjmë këtë moment sa më pak dramatik? Ja cilat janë këshillat tona për heqjen e bebelinës, që nga sjellja që ju duhet të bëni dhe deri tek mënyra e veshjes së fëmijës.
Kryerja e nevojave personale nga bebelina në uturak është për fëmijën një nga arritjet e para që ai bën gjatë viteve të para të jetës. Kontrollimi i sfinkterit përfaqëson për fëmijën një fazë të rëndësishme të rritjes, e cila konsiderohet si faza e daljes nga epoka neonatale.
Heqja e bebelinës konsiderohet si një rrugëtim të cilin prindërit dhe fëmija duhet ta përballojnë bashkë, pa u nxituar dhe duke pritur momentin më të mirë për fëmijën dhe familjen. Momenti më i mirë konsiderohet ai në të cilin fëmija nuk është duke përjëtuar një stress si për shembull: ndërrimi i shtëpisë, ardhja në jetë e një fëmije tjetër, heqja e çuços ( biberonit fallco ) etj.
Çdo prind duhet të dijë se fëmija e fiton kontrollin e sfinkterit në mënyrë të pavarur dhe për këtë arsye heqja e bebelinës duhet të fillojë nga mosha 18-24 muaj. Ju mund ta filloni këtë proçes edhe para muajit së 18-të, por është e vështirë ta bëni fëmijën të bashkëpunojë, pasi ai nuk e ka arritur ende pjekurinë fiziologjike.
1- Rregulli kryesor: nuk ka më kthim mbrapa
Para se të filloni këtë proçes ju duhet të siguroheni që të keni kohën dhe durimin e duhur, pasi javët e para në përgjithësi janë të vështira dhe shpesh mund të gjeni urinë nëpër shtëpi. Ju duhet të dini se pasi e keni hequr njëhërë bebelinën nuk ka më kthim mbrapa.
Zakonisht proçesi fillon të praktikohet vetëm ditën, pasi heqja e bebelinës gjatë natës është një tjetër proçes për të cilin do të flasim në një tjetër artikull. Ju nuk duhet ta vendosni bebelinën edhe në momentet që do të jeni jashtë shtëpisë, pasi nëse do ta hiqni dhe do ta vendosni atë sipas nevojave tuaja atëherë do ta bëni shumë konfuz fëmijën. Përsa i përket gjumit të pasdites mund të përdorni bebelina në formë mbathjesh të cilat kanë një nivel më të lartë thithës krahasuar me mbathjet e thjeshta.
2- Mos i bërtisni asnjëherë
Ju duhet të filloni të përgatisni fëmijën për këtë fazë para se të vijë momenti. Mund ta bëni këtë duke i lexuar një libër që flet për këtë temë, duhet t’i përsërisni vazhdimisht se së shpejti do të hiqni bebelinën dhe ai mund të zgjedhë uturakun që dëshiron të përdorë gjatë kryerjes së nevojave personale.
Gjatë ditëve të para fëmija nuk do të jetë në gjendje t’ju njoftojë në momentin e duhur se ka nevojë të shkojë në banjo, por ju nuk duhet t’i bërtisni për këtë. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të pastroni vendin ku fëmija tashmë ka kryer nevojat personale dhe me shumë qetësi t’i shpjegoni se herën tjetër do të ishte më mirë që të urinonte apo defekonte në uturak.
Pavarësisht kësaj ju nuk duhet të prisni që fëmija t’ju tregojë se kur ka nevojë të shkojë në banjo, të paktën jo gjatë ditëve të para. Jeni ju që duhet të mbani nën kontroll këtë gjë duke e ulur fëmijën në uturak cdo 20 minuta ( gjatë ditëve të para ). Më pas ju mund ta bëni më të madh këtë interval duke e ulur çdo 1- 2 orë. Kjo duhet të ndodhë deri në momentin që fëmija të ketë kuptuar si funksionon.
Ju duhet të dini se fëmijët e kanë të vështirë të shkëputen nga aktiviteti i tyre për të shkuar në banjo ( sidomos nëse janë duke luajtur ), dhe për këtë arsye duhet të jeni ju që ta kujtoni se duhet të kryeje nevojat e tij personale.
3- Lavdëroni sukseset dhe përshëndesni feçet!
Çdo herë që fëmija urinon apo defekon në uturak/banjo ju duhet ta lavdëroni me zë të lartë, duke e duartrokitur dhe duke e puthur fëmijën. Më pas bashkë me fëmijën duhet ta “përshëndesni” me dorë feçen dhe të shkarkoni ujin e banjos. Kjo mënyrë të vepruari do ta bëjë fëmijën të kuptojë se ato “gjëra të çuditshme” kanë dalë nga trupi i tij dhe do të jetë më i ndërgjegjshëm për të fituar kontrollin.
Ju nuk duhet ta lejoni fëmijën ta kthejë uturakun në karrike ku mund të ulet kur nuk është duke kryer nevojat personale. Qëndrimi i tij në uturak duhet të zgjasë maksimumi 5-10 minuta, kjo nëse fëmija është duke i kryer nevojat. Në të kundërt duhet ta ngrini për të provuar njëherë tjetër dhe ta lini të lirë të vazhdojë me një aktivitet tjetër.
4- Tregohuni të duruar dhe mos u dorëzoni
Për disa fëmijë kryerja e nevojave personale në uturak është një proçes i shejtë dhe i thjeshtë. Disa nëna tregojnë se kanë arritur ta mësojnë fëijën e tyre të përdorë uturakun brenda disa ditësh. Sigurisht që mosha e fëmijës ndikon shumë në këtë proçes, pasi sa më i madh të jetë fëmija aq e shpejtë dhe e thjeshtë do të jetë e gjithë kjo. Gjithçka do të bëhet edhe më e thjeshtë nëse në shtëpi do të keni një fëmijë më të madh, kjo pasi zakonisht fëmijët e kësaj moshe kanë dëshirë të kopjojnë pothuajse çdo gjë që shikojnë.
Por, ndryshe nga këto raste, për disa fëmijë të tjerë heqja e bebelinës mund të zgjasë me javë të tëra. Kjo mund të bëjë që prindërit ta humbin durimin. Këshilla jonë është që të mos dorëzoheni. Hedhja e hapave mbrapa do ta frustronte fëmijën. Ju duhet t’i jepni atij kohën që i nevojitet, pa bërë krahasime dhe pa krijuar gjendje ankthi.
Keni parë ndonjë fëmijë të rritur me bebelinë? Jo! Ja pra kjo tregon që një ditë edhe fëmija juaj do ta heqë!
5- Si duhet ta veshim fëmijën?
Pranvera dhe vera janë momentet më të mira për të hequr bebelinën, kjo pasi femijët në gjatë këtyre stinëve janë shumë të zhveshur. Nëse fëmija do të laget gjatë urinimit nuk do të rrezikojë ftohjen, ndërsa ju do të keni më pak rroba për të larë dhe hekurosur.
Por si duhet të jetë veshja e fëmijës tonë? Gjatë javëve të para ju duhet ta vishni fëmijën me pantallona të holla dhe pa mbathje poshtë, nëse fëmija është djalë dhe fund nëse fëmija është vajzë. Ndërsa fëmija është në shtëpi mund të rrijë edhe zhveshur, pasi në këtë mënyrë ai do ta ketë më të thjeshtë të perceptojë ndjesinë e së lagurës pas urinimit.
Një zgjidhje shumë e mirë për gjumin dhe daljen e pasdites do të jetë përdorimi i bebelinës në formë mbathjesh, por pa abuzuar sepse fëmija duhet të jetë në kontakt më urinën dhe fecet, kjo pasi ndjesia e pisllëkut do ta bëjë atë të dojë të kryejë nevojat në uturak/banjo.
Gjatë proçesit së heqjes të bebelinës do të mirë që të hiqnit tapetet e shtëpisë pasi fëmija mund të urinojë në to. Gjithashtu sigurohuni që kolltukët apo krevatët e shtëpisë të jenë të mbuluar me mbulesa. Vendosjen e një shtrese mbrojtëse mund ta bëni edhe në sediljen e makinës ku ulet fëmija.
Së fundi ju këshillojmë të mos përdorni banjon por uturakun sidomos gjatë javëve të para, kjo pasi mosprekja e tokës me këmbë do të vështirësojë kryerjen e nevojave të fëmijës. Ju duhet t’i bëni gjërat me rradhe duke kaluar nga bebelina në uturak dhe nga uturaku në banjo.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X