Per nje gjume te qete gjate nates

0 0

Te jesh prind i ri dhe sidomos prind i nje femije qe nuk fle pothuajse kurre per me shume se 30 minuta’, sidomos gjate nates, eshte nje eksperience e veshtire. Shume nga ju qe gjate nje situate te tille mundohen te gjejne nje zgjidhje qofte edhe duke kerkuar ndihme nga specialiste te fushes. Disa nga keta praktikojne metodat e lenies se femijes duke qare deri ne momentin qe do te lodhet dhe me pas do flere. Keshillat tona bazohen tek krijimi i nje atmosfere qetesie dhe relaksi per femijen ne momentin e venies ne gjume.
Kur i porsalinduri nuk fle gjate nates
Gjate vitit te pare te jetes mungesa e gjumit gjate nates tek te porsalindurit eshte dicka fiziologjike. Sipas eksperteve femija nuk zgjohet shpesh gjate nates per kapricio, por sepse ora biologjike e femijes eshte ndryshe nga ajo e te rriturit. Femija me kalimin e muajve meson si te beje nje gjume me sekuenca me te vogla gjate dites dhe me te medha gjate nates.
Hapi i pare: monitoroni gjumin e femijes
Sipas specialisteve te fushes ju duhet te vezhgoni me kujdes gjumin e femijes gjate dites dhe gjate nates duke formuluar tabelen e gjumit.Kjo tabele duhet te permbaje
– Oren ne te cilen e zuri gjumi
– Ne cfare menyre e zuri gjumi
– Ku e zuri gjumi
– Ku fjeti gjate gjithe kohes
– Sa kohe fjeti
Cilesia e gjumit qe femija ben gjate dites ndikon edhe ne ate qe do te beje gjate nates, prandaj keto te dhena jane shume te rendesishme. Ju gjithashtu duhet te vezhgoni edhe cfare ben zakonisht femija juaj para gjumit te darkes, kjo do tju ndihmoje per te kuptuar nese veprimet qe i paraprijne gjumit e ndihmojne femijen te behet gati per momentin apo jo.
Ju duhet te mbani shenim gjithashtu se cfare ben zakonisht femija juaj 2 ore para se te shkoje per te fjetur.
Duke i pasur te gjitha veprimet e shkruara ju do te beheni me te ndergjegjshem se cfare eshte e pershtatshme te beje femija juaj para gjumit te darkes (krahasuar me veprimet e pambajtura shenim ne tabele). Psh: nese femija juaj ne oren 21:00 ka luajtur me aeroplan me babain e tij (aktivitet intens), me siguri nuk do te flere brenda 15’, pasi eshte teper aktiv per te rene ne gjume. Aktiviteti i femijes para gjumit duhet mbajtur shenim ne nje tabele tjeter e cila duhet te permbaje:
– Orarin e veprimeve
– Veprimet qe ka bere femija para gjumit
– Sa aktiv ka qene nje veprim i cakuar qe ka bere femija para gjumit
– Niveli i zhurmes gjate kryerjes se veprimit te caktuar nga femija
– Si kane qene dritat e dhomes ku eshte kryer akiviteti i caktuar
Tabela e fundit qe duhet te plotesoni eshte ajo qe do te rregjistroje zgjimet e nates. Kjo tabele duhet te permbaje:
– Orarin ne te cilin eshte zgjuar femija
– Ne cfare menyre eshte zgjuar femija
– Sa kohe ka qendruar zgjuar dhe cfare ka bere gjate kesaj kohe
– Ora ne te cilen e zuri perseri gjumi
– Si e zuri perseri gjumi
– Per sa kohe ka fjetur pa nderprerje
Kushtet e domosdoshme per hartimin e nje programi personal te gjumit per femijen
Specialistet keshillojne disa ide per ti mesuar nje ritual te qete gjumi gjate nates femijes. Keto ide ndahen ne dy kategori: a) femijet 0-4 muaj b)femijet 4muaj-2 vjec. Femijet e rritur kane domosdoshmeri te tjera krahasuar me ato te nje te porsalinduri, pershtatur kjo edhe me zakonet e familjes tuaj.
Cdo femije eshte ndryshe, cdo nene eshte ndryshe dhe po ashtu cdo familje ka rregulla te ndryshme nga tjetra, prandaj sipas specialisteve amerikane vetem prinderit mund te gjejne pergjigjen e duhur per situaten.
Pasi keni zgjedhur sugjerimet e pershtatshme per femijen tuaj duhet ti shkruani ato ne nje cope leter se ciles duhet ti permbaheni me perpikmeri te pakten per 2-3 jave, duke vezhguar me kujdes ndryshimet e femijes gjate kesaj kohe.
Ju duhet te keni parasysh se rituali i gjumit te femijes vjen para cdo aktiviteti tjeter e familje. Per femijet mbi 4 muaj ju duhet te filloni te vezhgoni ndryshimet pas 10 ditesh dhe te ndryshoni dicka ne taktike nese do tju duket e nevojshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X