7 strategji se si ta bëni fëmijën t’ju dëgjojë pa bërtitur

0 0

1.Bëni kontakt me sy. “Unë mund ta thërras 100 herë “Eja të hash darkë” që nga dhoma tjetër por vjen vetëm nëse nuk shkoj atje dhe e shikoj në sy dhe i them “Do vish të hash darkë tani”.

2.Përshkruajeni problemin. Në vend që të jepni urdhra duke vepruar me inat në një situatë, përpiquni t’I shpjegoni fëmijës  se çfarë duhet. Psh në vend të “Sa herë duhet të të tregoj që të vendosësh në vend rrobat e tua?” Thuaji, “shoh rroba në dysheme”. Ose provo të japësh informacion në vend të urdhrave: “Peshqirët e lagur duhet të hidhen në kosh dhe jo mbi shtrat”, dhe mos I thoni “Çoje shpejt peshqirin në kosh!”

3.Pëpriquni t’I thoni gjërat me sa më pak fjalë. Sa më shumë që I shpjegoni gjërat aq më shumë kohë do fëmija për t’I kuptuar. Pra, në vend të thoni “kam qenë në punë gjithë ditën dhe mu deshën edhe tre orë për të bërë darkën e tani të kërkoj vetëm të çohesh e të më sjellësh pjatën tënde”, mjafton ta thërrisni në emër dhe t’I thoni “më sill pak pjatën”.

4.Shkruani një shënim. Disa fëmijë mund të reagojnë më shumë në mënyrë bashkëpunuese nëse I lini një shkrim ose një foto diku se sa duke komunikuar verbalisht. Jepini atij një listë ku shkruani: “Mëngjes, vishemi, rregullojmë shtratin, pastrojmë dhëmbët”, dhe keni për ta parë që ai nuk do të përtojë më aq shumë.

5.Tregoni atyre se çfarë do të bëni, jo atë që ata duhet të bëjnë. Mund të mos jeni në gjendje të kontrolloni se çfarë bëjnë fëmijët tuaj, por ju mund të kontrolloni veprimet tuaja. “Është koha për të ikur, kështu që unë po shkoj në makinë. Shihemi atje, “është më efektive se sa të qëndroni tek porta duke ju thënë që të vijnë dhe të futen në makinë.

6.Jini empatikë dhe vlerësoni situatën. Bëni deklarata si: “Uroj që të mos kemi nevojë të shkojmë në shkollë sot. A nuk do të ishte mirë të rrinim në shtëpi dhe të luanim me lodra?” Tregojini fëmijës se ndjenjat e tij janë të rëndësishme për ju dhe më pas shpjegojini se përse duhet të shkojë në shkollë.

7.Kushtojini rëndësi kohës. Ju do të keni më shumë sukses nëse i kërkoni fëmijës tuaj të vendosë diçka mbi tryezë kur të mbarojë filmi I tij I preferuar se sa në mes të filmit dhe përveç kësaj, në këtë mënyrë ju tregoni respekt për diçka që është e rëndësishme për të.

Lexo edhe: 7 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë para fëmijës suaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X