50 minuta më shumë punë në shtëpi nga baballarët rregullon marrëdhëniet familjare

Meshkujt thjesht duhet të bëjnë vetëm më pak se një orë punë të papaguar në ditë, dhe gratë duhet të ulin kohën e punës së papaguar me të njëjtën sasi. Kjo do të rregullonte marrëdhëniet familjare.




0 0

Ne e dimë se gratë bëjnë punë më të papaguara sesa burrat dhe se baballarët kanë më shumë kohë të lirë sesa nënat, por është një çështje kaq e shumëfishtë dhe e komplikuar që edhe për burrat që duan të jenë partnerë të barabartë dhe baballarë të përfshirë është e vështirë për të barazuar ngarkesën e punëve në shtëpi. Pjesa më e madhe e tyre bie ende mbi nënat.

Asnjë vend në botë nuk është në rrugën e duhur për të arritur barazinë gjinore deri në vitin 2030, një synim i miratuar nga 193 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015. Pabarazia gjinore në punën e papaguar është një faktor i madh këtu. Gratë thjesht bëjnë më shumë punë të papaguara sesa burrat, dhe kjo dëmton karrierat tona, familjet tona dhe marrëdhëniet tona.

Por një raport i ri sugjeron një zgjidhje shumë të thjeshtë. Meshkujt thjesht duhet të bëjnë vetëm më pak se një orë punë të papaguar në ditë, dhe gratë duhet të ulin kohën e punës së papaguar me të njëjtën sasi.

Barker, i cili themeloi Promundo ndërsa ishte një prind shtëpiak, thotë se burrat duhet të inkurajohen të bëjnë punë shtëpiake dhe se shoqëria duhet të bëjë ndryshime që do t’i shtyjë burrat që të punojnë ato 50 minuta shtesë në ditë.

Ofrimi i pagës, leja prindërore posaçërisht për baballarët (përveç lejes së nënës) mund të jetë një element që t’i bëjë baballarët të punojnë 50 minuta shtesë. Politika të tilla tashmë ekzistojnë në disa pjesë të botës dhe po ndryshojnë mënyrën se si prindërit dhe fëmijët e tyre shohin dhe marrin pjesë në punë familjare për të cilat askush nuk paguan.

Meshkujt duan të bëjnë më shumë në shtëpi dhe për fëmijët e tyre, por ata ndjehen sikur nuk munden, dhe kështu nëna bën më shumë sesa duhet. Është koha që shoqëria të mbështesë më mirë prindërit, në mënyrë që burrat të kenë lirinë për të kontribuar në mënyrën që ata duan në shtëpi dhe gratë të jenë më të lira nga barra shtesë që i mbingarkon.

Ndërsa është e qartë se ligjvënësit dhe punëdhënësit kanë shumë për të bërë për të ndihmuar familjet, burrat gjithashtu mund të bëjnë pjesën e tyre për të bërë ndryshime. Pesëdhjetë minuta nuk mund të duken shumë, por mjaftojnë për të ndryshuar shumë jetën e nënave.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X