Mosha 2-3 vjeç, detyra të thjeshta dhe falënderojini
Në këtë moshë fëmijët kanë dëshirë të përfshihen në aktivitetet tuaja. Mund t’ju kërkoni të hedhin mbeturinat në kosh, të fshijnë diçka që kanë rrëzuar përtokë, të pastrojnë kafshët shtëpiake ose t’ju sjellin sendet që ju i kërkoni. Kur kryejnë këto detyra, ata ndihen të aftë dhe duhet t’i lavdëroni përpjekjet e tyre.
Mosha 4-5 vjeç, duhet të ndihen të përfshirë
Fëmijët mund të ushqejnë kafshët shtëpiake, të vënë në vendin e duhur rrobat e vogla ose të vendosin mbi tryezë enët që nuk thyhen. Përqëndrohuni më pak në rezultatin e punës së fëmijës dhe më shumë në përfshirjen tyre në detyrat shtëpiake. Nëse refuzojnë, përdorni këtë teknikë: “Do bësh këtë që do (të luash, të shikosh televizor, etj) pasi të kesh përfunduar këtë detyrë.
Mosha 6-7 vjeç, mos kërkoni perfeksion
Ata mund të mbajnë enën e mbushur me ujë të kafshëve shtëpiake, të ndihmojnë në përgatitjen e drekës dhe të rregullojnë shtratin e tyre. Fëmijët bëhen më të përgjegjshëm kur u jepni angazhime të reja rreth shtëpisë. Kënaquni edhe nëse nuk e kanë bërë detyrënnë mënyrë të përsosur.
Mosha 8-9 vjeç, bëni që punët të jenë argëtuese
Punët e shtëpisë nuk duhet të jenë të mërzitshme për ta. Fëmija mund të fshijë teksa dëgjon muzikë, ose t’i vendosni në garë me njëri-tjetrin se kush e bën më shpejt një detyrë të caktuar.
Mosha 10-12 vjeç, fëmijët zgjedhin vetë
Lërini fëmijët të zgjedhin se me çfarë detyrash do të ngarkohen gjatë javës në shtëpi. Nëse ata bëjnë diçka më shumë, ose e bëjnë më së miri një detyrë, mund t’i shpërbleni për t’i inkurajuar.
Mbi 13 vjeç, përgatitini për jetën reale
Në këtë moshë fëmijët mund të kujdesen për motrat e vëllezërit më të vegjël, mund t’i angazhoni të gatuajnë një herë në javë, të shëtisin kafshët shtëpiake, apo të bëjnë pazar. Sigurohuni të mos i ndani punët në bazë të gjinisë.
A duhet t’i shpërbleni me para?
Ekspertët thonë se fëmijët duhet të kenë detyra themelore brenda familjes për të mësuar ndjenjën e përgjegjshmërisë. Kështu detyrat mund të ndahen në dy grupe: themelore, të cilat nuk kanë nevojë të paguhen dhe detyra ekstra për të cilat mund t’i paguani.
Lexo edhe: Edukimi i femijeve, disa sugjerime per prinderit
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu