Ne park me femijet? 5 rregullat qe duhet te ndiqni

0 0

Frekuentimi i parkut të lojërave është diçka shumë positive për fëmijën, pasi e ndihmon atë të argëtohet dhe zhvillohet. Fëmijët kanë nevojë të vrapojnë dhe luajnë në ajër të pastër dhe për këtë nuk ka alternativë tjetër më të mirë dhe ekonomike se parku që mund të ndodhet pranë shtëpisë tuaj. Të gjithë prindërit e dinë rëndësinë e të shkuartin në park me fëmijët, megjithatë duhet të ndiqen edhe disa rregulla të caktuara. Duke qënë se fëmijët nuk dinë se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë i takon nënës dhe babait të orientojë atë drejt një sjellje korrekte.
1. Fëmija duhet të respektojë rradhën e tjetrit
“Gjatë verës e çoja shpesh fëmijën tim në parkun që ndodhej pranë shtëpisë time dhe duhet ta pranoj se në fillim ishte shumë e vështirë. Ai kishte dëshirë të përdorte lodrën që i pëlqente në momentin që ai donte ai pa pyetur nëse ishte një fëmijë tjetër duke luajtur me të! Edhe pse fillimisht të gjithë mundoheshin ta “respektonin” pasi ishte i vogël, e kuptova që duhet të reagoja pasi po shndërrohej në një problem për të gjithë. Me kalimin e ditëve ai e mësoi se lodrat përdoreshin me rradhë dhe ishte pikërisht ndërhyrja ime që e bëri ta kuptojë këtë”, shprehet një nënë e një fëmije 3 vjeçar. Pikërisht këtë duhet të bëni edhe ju, sjellja juaj duhet të jetë e prerë para kapriciove dhe të bërtiturave të fëmijës në mënyrë që ai ta kuptojë se lodrat e parkut i përkasin të gjithë fëmijëve dhe jo vetëm atij. Ai duhet të respektojë rradhën në mënyrë që të argëtohen të gjithë.
2. Mos e lini të qëndrojë mbi një lodër për një kohë shumë të gjatë
Pasi fëmija juaj ka filluar të përdorë një lodër të caktuar duhet të matni kohën në mënyrë që të mos i kaloni limitet e qëndrimit. Ashtu sic e përmendëm edhe më sipër lodrat e parkut i përkasin të gjithë fëmijëve dhe pikërisht për këtë arsye fëmija juaj duhet të mësojë se gjithçka do të përdoret për një kohë të caktuar. Nëse parku është bosh apo fëmijë të tjerë nuk duket se janë të interesuar për lodrën që ai është duke përdorur nuk ka nevojë të nxitoni për ta zbritur, por në raste të tjera duhet ta bindni fëmijën tuaj që bashkëmoshatarët e tij nuk duhet të presin shumë gjatë për të hipur në të.
3. Mos e humbni asnjëherë fëmijën tuaj nga sytë
Parku i lojërave nuk është një vend i rrezikshëm, por duke qënë se të gjithë e dimë se fëmijët mund të vriten në çdo moment, duhet të tregoheni shumë të kujdesshme duke mos e humbur për asnjë moment fëmijën tuaj nga sytë. Ju duhet të tregoheni më tepër të vëmendshme nëse e shikoni se fëmija është duke luajtur disa lojëra “të rrezikshme” me fëmijët e tjerë.
4. Luani bashkë me të
Në park fëmijët luajnë dhe argëtohen me bashkëmoshatarët e tyre si edhe me lodrat që ndodhen atje, megjithatë është shumë e rëndësishme që ai të kalojë pak kohë edhe me prindërit. Kryerja e disa aktiviteteve bashkë me ju mund të jetë shumë argëtuese për të gjithë. Ju duhet ta konsideroni parkun e lojërave si një vend ku mund të argëtoheni bashkë në ajër të pastër dhe jo si një vend ku mund të lini fëijën të luajë sipas mënyrës së tij ndërkohë që ju merreni me diçka tjetër, për shembull të flisni në telefon.
5. Merrni me vete gjërat e nevojshme të fëmijës
Fëmijët kanë nevojë për sende të ndryshme ndërsa jeni në park dhe për këtë arsye në çantën tuaj nuk duhet të mungojë asgjë. Ju duhet të keni me vete një veshje për fëmijën, dicka për të thyer urinë, ujë si edhe sende të tjera që mund t’i nevojiten fëmijës.

Lexoni dhe: 9 tipet e nenave qe mund te takoni ne park






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X