5 gjërat që të gjitha gratë fshehin nga bashkëshortët e tyre

Megjithëse shumë më llafazane dhe të hapura në krahasim me bashkëshortet e tyre, ka shumë gjëra që gratë fshehin nga burrat! Ndërsa disa prej këtyre sekreteve janë të vogla, të tjerat mund të mbahen për të shmangur ndonjë konfrontim martesor.




0 0

Është ide e gabuar të mendoni se në një martesë janë vetëm burrat që përfundojnë duke fshehur gjëra nga gratë e tyre. Gratë gjithashtu kanë sekretet e tyre. Po, çdo grua ka pjesën e vet të mistereve.

Më poshtë ju tregojmë disa nga sekretet më të zakonshme të grave, që ju të mos ndiheni se jeni e vetmja:

1.Ato duan që burrat e tyre të marrin përgjegjësinë. Shpesh një nga sekretet më të mbartura të grave ka të bëjë me dëshirën e tyre për të parë bashkëshortin që të marrë iniciativën për të bërë plane, për të blerë sende shtëpiake apo për të planfikuar ndonjë festë. Megjithëse ato kurrë nuk i thonë këto dëshira, gratë dëshirojnë që burrat e tyre të kryejnë detyrat e vështira të shtëpisë pa i nxitur.

2.Ku shkuan surprizat? Gratë duan surpriza dhe “çmenden” kur marrin lule papritur, një unazë, ose thjesht një kuti me çokollata në një ditë të rastësishme. Ato ja fshehin këtë ëndërr bashkëshortëve të tyre se duan që ai të tregojë kreativitet edhe në gjërat më të vogla dhe sa më shpesh të jetë e mundur. Të gjitha këto gjeste të bukura i bëjnë ato të ndihen të dashuruara dhe jashtëzakonisht të veçanta. Nuk duhet të jetë një dhuratë e shtrenjtë, por thjesht një nga ato dhurata që tregojnë shqetësim, dhe dashuri të pafundme.

3.Ka një grua tjetër në jetën e tij. Ndër sekretet e shumta që një grua nuk e tregon kurrë para burrit të saj është se ndonjë grua tjeëtër mund të jetë e pranishme në jetën e tij. Ajo ka frikë se ndonjë kolege apo mikeshë mund ta tërheqë bashkëshortin më shumë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, shumica e grave mendojnë se ato nuk janë mjaft atraktive dhe për këtë arsye ndonjë “tunduese” mund t’ju marrë shokun e jetës.

4.“Pse ai nuk mund të jetë më i përgjegjshëm?”

Çdo grua dëshiron që burri i saj të jetë më i sinqertë, punëtor dhe i përgjegjshëm, pa marrë parasysh çfarë ndodh. Ajo e urren të mashtrohet, edhe pse ajo fal shumë, ajo e urren gënjeshtrën që vjen në rrugën e saj. Po, në listën e gjërave sekrete që një grua mendon është edhe mendimi pse burrat nuk mbajnë përgjegjësi kur bëjnë një gabim apo edhe kur zotohen se do të bëjnë shumë më tepër.

5.Çfarë po ndodh me trupin e tij

Gratë janë mjaft të mençura për të kapur detaje në gjuhën e trupit dhe dihet se kanë një shqisë të gjashtë për të nuhatur ndonjë gjë që s’shkon. Kjo është veçanërisht e vërtetë sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet. Pra, a merreni edhe me detajet e vogla dhe vini re çdo gjë të dyshimtë apo thjesht i lini gjërat të kalojnë? Mendohuni.

Lexo edhe: Fjalet e nje gruaje qe ka dashuruar dikur…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X