5 arsyet pse bebet flenë shumë dhe ja pse duhet t’i lejoni ta bëjnë

0 2

Menjëherë pasi fëmija juaj lind, nuk do të ketë fund për numrin e surprizave që do të keni. Ndërsa filloni të kujdeseni për fëmijën tuaj, do të mësoni shumë gjëra të reja, si vendosja apo ndryshimi i pelenave dhe rutina e gjumit të foshnjës. Shumë shpejt do të vini re se fëmija juaj ka filluar të flerë më shumë se zakonisht. Aq shumë sa që ndonjëherë mund të heqë dorë nga koha kur duhet të ushqehej pasi i flihet. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të shqetësoheni, pasi duke fjetur shumë, foshnjat kanë shumë  përfitime nga sa mund të keni menduar. Ja përse:

  1. Gjumi ndihmon në nxitjen e rritjes së tyre fizike.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se sa më gjatë të flejë fëmija aq më mirë bëhet rritja e trupit të tij. Është ajo që kemi dëgjuar prej gjysheve tona se duhet të flesh që të rritesh, pasi foshnjat përjetojnë zgjatje gjatë gjumit.

  1. Gjumi zhvillon sistemin neurosensor

Sistemi nervor qendror i fëmijës tuaj zhvillohet në mënyrë drastike gjatë dy viteve të para të jetës. Kur fëmija juaj është në gjumë, gjumi stimulon sistemin neurosensor të tij, duke ndihmuar rritjen. Ky proces ndodh gjatë fazës REM të gjumit dhe quhet stimulim endogjen. Gjatë këtij procesi, neuronet shkarkohen. Këto shkarkime krijojnë një lidhje midis organeve shqisore dhe strukturave të trurit, e cila është jetike për zhvillimin e sistemit neurosensor duke përfshirë sistemet auditive, prekëse, vizuale dhe vestibulare .

  1. Promovon zhvillimin e trurit

Një komponent i rëndësishëm në maturimin e trurit është ajo që njihet si elasticiteti i trurit. Kjo është aftësia e trurit për të ndryshuar strukturën dhe funksionimin e tij në përgjigje të ndryshimeve mjedisore. Studimet e kryera mbi kafshët kanë treguar se kafshët e reja që janë privuar nga gjumi kanë përjetuar humbjen e këtij elasticiteti të trurit. Kjo humbje pakëson madhësinë e trurit, zvogëlon aftësitë e të mësuarit dhe ndikon negativisht sjelljen. Prandaj, rezultatet e studimit tregojnë se gjumi është shumë jetik për zhvillimin e trurit dhe të elasticitetit të tij.

  1. Ndihmon në përmirësimin e aftësive të të mësuarit

Gjumi i foshnjës luan një rol të madh në konsolidimin e kujtesës. Në një studim, studiuesit u përpoqën të mësonin një gjuhë artificiale për foshnjat 15-muajshe. Foshnjat u ndanë në dy grupe. Një grup fjeti gjumë në mes të mësimdhënies dhe testit dhe grupi tjetër nuk e bëri. Studiuesit zbuluan se foshnjat që merrnin një sy gjumë përpara secilit test ishin relativisht më mirë se ata që nuk kishin. Ata kujtuan fjalët që mësuan.

  1. Përmirëson gjendjen shpirtërore

Jo vetëm foshnjat, por edhe të rriturit, kur janë të privuar nga gjumi nuk janë mirë me humorin. Disa nga studimet kanë treguar se foshnjat që nuk marrin gjumë të mjaftueshëm në përgjithësi bëhen nevrikë dhe tekanjozë. Pra, nëse fëmija juaj ka qenë nervoz deri tani, atëherë kontrolloni nëse engjëlli juaj i vogël ka qenë duke fjetur mjaftueshëm gjumë apo jo.

Tani që e njihni rolin e rëndësishëm që luan gjumi në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj, ju mund të ndiheni të lehtësuara. Sidoqoftë, nëse foshnja juaj është tepër e përgjumur dhe nuk ka shtim në peshë, kontrollojeni gjithmonë me pediatrin tuaj. Kjo mund të jetë për shkak të një problemi shëndetësor bazë. Në të kundërt orët e zgjatura të gjumit tek foshnjat nuk duhet të jenë një shqetësim.

Lexo edhe: 6 gabimet qe duhet te shmangni kur vini femijen ne gjume






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X