12 shprehje maskiliste ndaj grave

0 0

Sot është dita e grave, ku shumica festojnë. Por a jemi në kushtet kur duhet të festojmë? Si trajtohet “seksi i brishtë” në shoqërinë e ditëve tona?

12 shprehje maskiliste ndaj grave

  1. “Ajo është e përdalë.”

A është vërtet e tillë? Një shprehje e tillë thuhet rëndom për gratë në karrierë, në pozicione drejtuese, që ngrejnë zërin e luftojnë për veten. Përgjithësisht për femrat e forta, që arrijnë suksesin në jetë, vihet në dyshim morali, duke menduar si i kanë ngjitur shkallët duke e shkelur atë.

  1. “Mos je me ato?”

Zakonisht kjo pyetje vjen nga djemtë. Jo vetëm që është ofenduese, por tregon se meshkujt nuk kanë as informacion se sistemi ynë riprodhues nuk ka të bëjë aspak me funksionimin e sistemit mendor.

  1. “Po sillesh si vajzë.”

Është një fjali ofenduese që meshkujt e përdorin me njëri-tjetrin. A ka diçka të keqe të sillesh si vajzë? Të jesh vajzë është avantazh dhe diçka që duhet festuar, jo cilësi që të bën më të dobët.

  1. “E ke parë si është veshur?!”

Çfarë ka të keqe që një grua ta shprehë personalitetin e saj, atë që mendon dhe ndjen përmes veshjes? Dhe çfarë është më e keqja përse kurrë nuk komentojnë veshjet e burrave?

  1. “Po mundohesh të tërheqësh vëmendje?!“

Pavarësisht sesi mendon shumica, nëse një grua vesh një fund të shkurtër, ajo nuk e bën këtë për të marrë vëmendjen e askujt. Është shumë e gabuar që i kemi parë vazhdimisht gratë si objekte.

  1. “Do të kthehesh sërish në punë pas lindjes?”

Nëse një grua bëhet nënë, mendoni se arsimi, etika e punës dhe inteligjenca e saj fluturojnë jashtë? A mbetet qëllimi i saj i vetëm që të rrisë fëmijën? A është tashmë vetëm nënë dhe jo individ i veçantë?

  1. “Ajo është prostitutë.”

Sërish shoqëria ku jetojmë përdor dy standarde për të gjykuar. Përse një mashkull me 2-3 të dashura konsiderohet “hero”, ndërsa një femër konsiderohet e pamoralshme?

  1. “Po sillet si bjonde.”

A e tregon paraqitja e jashtme nivelin e inteligjencës? Mesa duket për gratë po. Stereotipi i bjondeve është një besim tërsisht i gabuar dhe i prapambetur.

  1. “Ku e more këtë fustan?”

Nuk ka asgjë të keqe të pyesësh dikë se ku e mori fustanin, kollaren, këpucët etj, por kjo nuk duhet të jetë tema kryesore e bisedës në një vend kur flitet për arritjet e grave.

  1. “A mund të ushqesh me gji diku tjetër të lutem?”

Si është e mundur që gjëja më natyrale në botë të konsiderohet ofenduese dhe sjellje seksuale?

  1. “A i dhe ndonjë shkak?”

Kur një grua denoncon apo shprehet për një abuzim seksual ndaj saj, një pyetje e tillë është si t’i thuash a mos kërkove vetë të përdhunoheshe?

  1. “Hey bejbi!”

Të thërrasësh kështu një grua në rrugë është një mënyrë absolutisht ofenduese dhe mungesë e madhe respekti. Gratë nuk e marrin për kompliment një gjë të tillë.

Lexo edhe: Keshilla per burrat si te sillen me mire me grate ne pune dhe kudo






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X