12 mënyra për të nxjerrë zbuluar një gënjeshtar në vetëm pak sekonda

0 0

Sipas statistikave, ne marrim rreth 90% të informacionit nëse dikush është një person i ndershëm nga gjuha e trupit të tyre. Ne analizojmë pozicionin e trupit dhe tonin e zërit të personit për të kuptuar sinqeritetin e tij.

Bright Side ka studiuar veprat e Allan Pease, Lillian Glass dhe psikologëve të tjerë të njohur dhe ka publikuar përfundimin me 12 gjeste më të zakonshme që përdorin gënjeshtarët.

1.Ata lëpijnë ose kafshojnë buzët.

Njerëzve që u duhet të gënjejnë, kanë vështirësi të flasin, sepse goja e tyre bëhet shumë e thatë. Kjo ka një shpjegim të thjeshtë: kur dikush stresohet sistemi nervor autonom zvogëlon prodhimin e pështymës. Nëse i ofroni këtij personi një gotë me ujë, ai me gjasë do ta pijë shumë shpejt.

12 Surefire Ways to Spot a Liar in a Couple of Seconds

2.Ata mbajnë shpatullat dhe mjekrën e tyre lart.

Nëse një person mban shpatullat lart kur ju thotë diçka, kjo mund të tregojë se ai ndihet i pasigurt për atë që po thotë. E njëjta gjë vlen për mbajtjen lart të mjekrës: personi po përpiqet të bëjë fjalët të tingëllojnë më fuqishëm, në mënyrë që të duken si të vërteta.

Image result for liars keep their shoulders back

3.Ata i “bëjnë sytë katër”.

Psikologët pohojnë se gënjeshtarët nuk mund të mbajnë kontaktin sy më sy për një kohë të gjatë. Megjithatë, nëse një person është duke gënjyer dhe dëshiron që ju të besoni atë që po thotë, ai do të përpiqet të të shikojë në sy për ta bërë veten të duket i besueshëm. Ajo që duhet të vini re në këto raste është nëse ka ndonjë tension në muskujt e syve, sepse personi po lufton me dëshirën për të parë diku tjetër.

12 Surefire Ways to Spot a Liar in a Couple of Seconds

4.Ata kufizojnë lëvizjet e tyre.

Dihet tashmë se gjestet e pakontrollueshme mund të tregojnë faktin se një person është duke gënjyer. Por e kundërta është më e saktë: sepse gënjeshtarët e dinë këtë shenjë, dhe ata mund të përpiqen të kufizojnë me vetëdije lëvizjet e tyre dhe të qëndrojnë sa më shumë statikë që të jetë e mundur.

5.Ata drejtojnë gishtin tregues tek ju.

Tregimi me gisht konsiderohet të jetë një nga gjestet më agresive. Nëse një person reagon ndaj pyetjeve të tuaja me këtë gjest, ai mund të përpiqet të bëjë sikur është i zemëruar. Duke menduar se do ta konsideroni këtë një shenjë zemërimi dhe mbrojtjeje – kjo është mënyra e gënjeshtarit për t’ju bindur se jeni gabim.

12 Surefire Ways to Spot a Liar in a Couple of Seconds

6.Ata anojnë kokën.

Charles Darwin vërejti se njerëzit (ashtu si kafshët) e anojnë kokën nëse janë shumë të interesuar për diçka. Gënjeshtarët mund të lëvizin kokën ndërsa përpiqen të marrin më shumë kohë për të kthyer një përgjigje. Njerëzit e përdorin këtë gjest për t’i dhënë fund interesit, duke shpresuar se ai që bën pyetjen e pakëndshme do ta vërejë këtë gjest dhe do të jetë më i butë ndaj tyre (dhe ndaj gënjeshtrës që do të thotë).

7.Ata tërheqin jakën dhe prekin qafën e tyre.

Qafa është një nga pjesët më të prekshme të trupit tonë. Kur jemi në rrezik, mund të tërheqim jakën (sidomos nëse është shumë e ngushtë) për të marrë ajër. Ky gjest tregon që një person ndihet vërtet i parehatshëm dhe dëshiron të jetë i lirë. Një tjetër gjest popullor është fërkimi i qafës që mund të duket sikur një person është duke menduar për nje genjeshter. Në gjuhën e trupit, ky gjest do të thotë: “Nuk jam i sigurt nëse jam në një mendje me ty”.

12 Surefire Ways to Spot a Liar in a Couple of Seconds

8.Ata mbulojnë pjesët e trupit të tyre të pambrojtur. Gjoksin, barkun, dhe ijet – këto janë pikat që njerëzit përpiqen të mbulojnë kur janë të shqetësuar. Ekziston një shpjegim fiziologjik për këtë gjest: sistemi nervor autonom dërgon një sinjal për muskujt e barkut që mund të shkaktojnë edhe spazma të dhimbshme.

12 Surefire Ways to Spot a Liar in a Couple of Seconds

9.Ata mbahen në objekte të ndryshme.

Kur dikush është duke gënjyer, ai është i ndjeshëm dhe dëshiron të ndihet më i qëndrueshëm. Gënjeshtarët mund të mbahen në mure, tavolina, karrige dhe çdo gjë tjetër që i ndihmon ata të ndihen të sigurt. Kjo sjellje është shumë e natyrshme. Edhe në fëmijëri mësojmë se për të shmangur një situatë të rrezikshme, ne duhet të mbështetemi diku.

10.Ata fillojnë të fiksojnë pamjen e tyre.

Kjo sjellje shihet zakonisht tek femrat kur ndihen te parehatshme duke iu pergjigjur nje pyetjeje. Ato do të luajnë me flokët e tyre ose do ta rregullojnë kozmetikën rreth syve. Kjo u lejon atyre të ndihen të sigurta dhe të duken më të qeta për gënjeshtrën që do të tregojnë.

12 Surefire Ways to Spot a Liar in a Couple of Seconds

11.Ata largohen pak nga ju.

Kur flasim me një person, mund të shmangim shikimin në fytyrë, por trupi ynë është kthyer akoma drejt tyre. Kjo do të thotë që ne jemi të hapur për një bisedë. Megjithatë, nëse një person largohet prej jush (edhe pak), kjo mund të thotë se ata po përpiqen të fshihen nga diçka që i bën të ndihen jo mirë.

12.Ata kryqëzojnë gishtat e tyre gjatë një shtrëngimi duarsh.

Nëse një person ju shtrëngon dorën dhe vëreni se i kryqëzon gishtat, kjo mund të jetë një shenjë se ata nuk janë të sinqertë me ju. Në fakt, ky është një gjest i përdorur në ushtri për të dhënë një sinjal se dikush është detyruar të japë një shtrëngim duarsh. Përveç kësaj, njerëzit mund të kryqëzojnë gishtat edhe pas shpinës suaj dhe kjo është një shenjë tjetër e mungesës së sinqeritetit të tyre.

12 Surefire Ways to Spot a Liar in a Couple of Seconds

Burimi: Brightside.me

Lexo edhe: Kur e kuptojne femijet se cfare eshte genjeshtra?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X