10 rregullat e prindërimit që ndjek Kim Kardashian

Kim Kardashian ndiqet nga qindra mijëra fansa në profilin e saj në rrjete sociale.




0 0

Çdo ditë ajo ka njerëz që presin të shohin se çfarë bën dhe madje e nisin ditën duke menduar këtë. Sepse ajo jeton një jetë magjepsëse si biznesmene, si një personazh televizioni dhe si nënë.

Meqenëse Kim jeton një jetë shumë publike duke qenë në T.V. dhe me efektin që ka në mediat sociale, zgjedhjet e saj për prindërimin komentohen gjithmonë nga fansat e saj. Dhe duke qenë se së fundmi ajo u bë nënë për herë të katërt ne ju tregojmë 10 rregullat që Kim ndjek me fëmijët.

  1. Gjithmonë fikso momentin. Të gjithë e dimë që Kim pëlqen të bëjë fotografi vetëm dhe në familjen e saj. Dhe nuk i vëmë faj duke ditur se sa të lezetshëm janë fëmijët e saj. Bërja e fotografive për Kim nuk është vetëm diçka që ajo e poston në Twitter ose Instagram, ajo pëlqen të bëjë fotografi, në mënyrë që të mund të shikojë përsëri kujtimet argëtuese që ka pasur me fëmijët e saj. Dhe kjo është diçka për të cilën fëmijët e saj do të jenë mirënjohës kur të plaken!
  2. Ji vetëvetja. Edhe pse fëmijët e saj po rriten në qendër të vëmendjes, Kim gjithmonë i lejon fëmijët e saj të jenë vetvetja. Mund t’ju duket se disa nga fotot që ajo poston me fëmijët janë pa kuptim për shkak të fytyrave që bëjnë ata por Kim nuk i detyron fëmijët të bëjnë një veprim të caktuar. Një nga mënyrat më të mira që fëmijët të rriten me vetëbesim është t’i lini ata të jenë vetvetja.
  3. Ajo kujdeset për fotot e fëmijëve të shpërndara në mediat sociale. Në botën e sotme, çdo prind do të duhet të vendosë nëse do t’i ndajnë fotografitë e fëmijëve të tyre përmes llogarive të tyre në mediat sociale apo jo. Kim është një nga ata prindër që jo thjesht shijon postimin e fotografive të fëmijëve të saj, ajo i pëlqen shumë. Vetëm duke parë në llogarinë e saj në Instagram, mund të shihni fotot e pafundme që ajo ka bërë me të vegjlit e saj. Kim është inteligjente kur bëhet fjalë për publikimin e fotove të fëmijëve të saj. Ajo e di nëse nuk do të ishte e hapur me fansat, media do të përpiqej të bënte fotografi të tyre pa lejen e saj.
  4. Disiplina. Duke u rritur, fëmijët bëjnë gabime dhe sillen ndonjëherë keq. Jo sepse fëmijët janë qëllimisht të këqij, ata thjesht mësojnë atë që është e pranueshme dhe jo e pranueshme në botë. Pra, kur fëmijët e Kim veprojnë keq, veçanërisht kur ata duhet ta dinë se çfarë është mirë, Kim tregon disiplinë me ta. Në mediat e saj sociale, Kim u shpreh se një ditë ajo e dënoi vajzën e saj më të vjetër, Northin të rrinte pa shkuar në asnjë aktivitet por vajza e shijoi duke u relaksuar! Edhe pse nuk shkoi ashtu si Kim donte, përpjekja prapë mund të duartrokitet.
  5. Tregohet e kujdesshme me stilin. E gjithë familja Kardashian / Jenner është e njohur për stilin e tyre të mahnitshëm dhe ne nuk po flasim vetëm për motrat. Edhe fëmijët gjithmonë duken të adhurueshëm kur dalin jashtë me prindërit e tyre. Ka pasur raste të shumta kur North vepron ashtu si nëna e saj dhe vesh veshjet e stilistëve me emër.
  6. Kim do të dëshironte që të ishte gjatë gjithë kohës me ta. Të jesh prind e di që duhet të punosh dhe për të kaluar kohën me familjen duhet më shumë planifikim. Kim nuk bën përjashtim. Meqenëse Kim është një biznesmene, ajo vazhdimisht zhvillon takime, bën promovime për markat e saja etj. Prandaj, duhet të jetë e vështirë për Kim të qëndrojë larg fëmijëve të saj për një periudhë kaq të gjatë kohore.
  7. Të punosh shumë është e rëndësishme. Me gjithçka që Kim bën për produktet e saj dhe partneritetet e markave, nuk ka asnjë dyshim se ajo është një punëtore e palodhur. Kjo është një tipar që i është përcjellë Kim-it nga nëna e saj, Kris. Kim ka deklaruar se kur u rrit ajo duhej të fitonte dhe të kursente për gjithçka që dëshironte. Ne e dime se këtë mësim që Kris i mësoi asaj tani është koha që Kim t’jua mësojë fëmijëve. Ajo e thotë shpesh se dëshiron që vajza e madhe dhe fëmijët e tjerë ta shohin teksa punon dhe lodhet dhe të marrë shembull nga kjo.       
  8. Bërja e një programi. Kur jeta juaj është e mbushur plot me njerëz si ekuipazhi Kardashian-Jenner, një program ju ndihmon të mbani gjithçka në kontroll. Programet nuk janë vetëm për nënat që punojnë, Kim pëlqen të përdorë një program edhe kur bëhet fjalë për fëmijët e saj. Përdorimi i një orari është i shkëlqyeshëm për të vazhduar me nevojat e fëmijëve të saj si gjumi, ngrënia dhe lojërat.
  9. Kujdesi për xhelozinë mes motrave/vëllezërve. Kur keni më shumë se një fëmijë, është normale që mund të ketë disa probleme xhelozie mes tyre. Jo sepse fëmijët tuaj nuk e njëri-tjetrin, thjesht mund të ketë xhelozi në lidhje me gjënë më të vogël si loja me një lodër të caktuar. Si shumica e nënave, Kim duhet të merret me xhelozinë mes motrave dhe vëllezërve kur bëhet fjalë për të vegjlit e saj. Në një intervistë, Kim tha: Kur po ushqeja me gji djalin Saint, North ishte aq xheloze saqë më duhej të merrja një kuti të vogël qumështi dhe ta vendosja në gjoksin tjetër me mbajtëse, në mënyrë që ajo të pinte.Kjo është mjaft një mënyrë krijuese për t’u marrë me xhelozinë mes motrave dhe vëllezërve!
  10. Familja është e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme në botë është familja. Vetëm nga sjellja e dashur e Kim me të gjithë familjarët e saj ajo jua tregon këto vlera fëmijëve të saj. Duke qenë se Kim është shumë e afërt me motrat, e keni vënë re se edhe fëmijët e tyre janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Fakti që Kim dëshiron që fëmijët e saj të jenë afër pjesës tjetër të familjes së saj është e mahnitshme, dhe ata do të kenë disa kujtime të mrekullueshme që po rriten në një familje të madhe!

Lexo edhe: Çfarë konsideron jetë perfekte Kim Kardashian? Ndoshta atë që konsiderojmë të gjithë ne

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X