Sipas një studimi ëshë nxjerrë përfundimi se vajzat mendojë se madhështia dhe shkëlqimi janë një tipar mashkullor. Gjithashtu sipas tyre, vajzat ndryshe nga djemtë besojnë se arritjet e mira në shkollë janë të lidhura me aftësi të lindura.
Kjo është vërtetuar gjatë këtij studimi, ku është vënë re një pjesëmarrje më e vogël e vajzave tek lojërat që kërkojnë “inteligjencë” më të lartë. Me anën e këtyre lojërave, ekspertët kanë shpresuar të mos e lejojë stereotipin gjinor të ndikojë në përzgjedhjen e karrierës se vajzave, por në të vërtetë ata kanë vënë re një pjesëmarrje gati zero të vajzave në veprimtaritë që janë zhvilluar në fushën e matematikës dhe fizikës.
Sipas ekspertëve, është theksuar rëndësia e ekspozimit të fëmijëve të vegjël në një fushë të gjerë rolesh. Ata theksojnë se mënyra si fëmija e percepton aftësinë e tij për të arritur diçka do të ndikojë së tepërmi edhe në sjelljen e tij. Ndërsa Christia Brown, profesore e psikologjisë në universitetin e Kentucky, është shprehur se hulumtimi përshtatet me punën e mëparshme të mësuesve dhe prindërve, gjatë së cilës ata e lidhnin një notë të mirë në matematikë të një fëmije mashkull me aftësinë e tij, ndërsa të vajzës me punën e saj të madhe.
Ky studim tregon se…
Vajzave ju përcillet që në moshë të hershme “mesazhi” se ato edhe pse mund të punojnë shumë nuk janë “të zgjuara nga natyra”. Këto mendime mund të kenë një impakt tepër negativ në momentin e përzgjedhjes së rrugës akademike të vajzave, ku edhe pse ato mund të jenë të shkëlqyera në fizikë dhe matematikë, nuk do të jenë në gjendje të përfundojnë një karrierë të bazuar në këtë drejtim. Pra! Prindërit, media dhe mësuesit duhet të kujdesen që të flasin në mënyrën e duhur në lidhje me këtë aspekt, kjo pasi është shumë e rëndësishme të zhduken stereotipët gjinorë!

$300-$500 Daily With Crypto – https://bit.ly/37Py4LO