Në muajin prill të këtij viti, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare.
Pasditen e djeshme Diellza ka rrëfyer se vajzën e kanë quajtur Helena dhe se ajo ngjan shumë me të dy prindërit përsa i përket tipareve, por për karakterin duket sikur i ngjan më shumë asaj.
E ftuar në emisionin e pasdites, “Rudina” Diellza ka rrëfyer se i ka përballuar me shumë qetësi dhimbjet e lindjes.
“Lindja ka zgjatur pak se unë kam shkuar në orën 6 pasdite kam shkuar në spital dhe në orën 1 të natës ka lindur Helena. Nuk kam mundur të pushoja 40 ditë siç thonë që është mirë të rrijë nëna, por unë nuk mundesha të rrija sepse i kisha sytë tek vajza. Sa i përket shtatzënisë kam reflektuar sikur nuk e kam ndier fare sepse besoj atë që nëse thua se më dhemb këtu dhe këtu, të dhemb edhe më shumë. Jam munduar të jem gjithmonë aktive dhe deri në ditën e lindjes në shtëpi kemi pasur punëtorë në shtëpi dhe unë merresha me punimet. Kam lindur në mënyrë natyrale dhe kam qëndruar disa orë në spital. Fisnikun nuk doja ta mbaja në sallën e lindjes pasi kam dëgjuar që burrave ju bie të fikët dhe mendova “do më duhet të rri të merrem edhe me këtë”. Në korridor kisha mamin, Fisnikun dhe disa njerëz, por nuk doja ta mërzisja mamin. Në një moment u hap pak dera dhe pashë mamin. “Të lutem mbylle derën”- i thashë infermieres. Nuk kam nxjerrë asnjë zë. Mjeku u habit. Ç’je ti kështu më tha. Edhe në këtë moment dhimbjesh mendon për mamin.”- ka rrëfyer ajo.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu