Turi flet për herë të parë për emocionet e të bërit baba

0 0

Muajin e kaluar, çifti i dashur i showbizit Orinda Huta dhe Turjan Hysko dhanë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndërsa për ditëlindjet e Turit, përmes një kënge që postoi, Orinda zbuloi gjininë e bebit të tyre. Ata do të bëhen prindër të një vajze.

Ndërkohë ditën e djeshme Turi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka folur për herë të parë për këtë moment, që është më i lumturi i jetës së tij. Ai ka rrëfyer ndjesitë e të priturt të bëhet baba.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha ai.

Lidhur me emrin, ai tha se nuk e kanë vendosur ende, por shtoi se emri do të fillojë me germën A dhe që tani ai i flet me zë të lartë vogëlushes dhe është tejet i lumtur që do të bëhet baba i një vajze.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X