Vëllai i Olta Bokës, këngëtari Stiv Boka, ka sot ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçantë, nuk mund të mungonte urimi i motrës së tij, me të cilën duken shumë të lidhur.
Olta shprehet se Stivi ka qenë fëmija i saj i parë, që e ndihmoi të përgatitej për prindërimin.
“Nuk të kam vetëm vëlla Stiv Boka. Ti je fëmija im i parë që më ndihmoi të përgatitesha më prindërimin! Dhe siç uron prindi për fëmijën, paç rrugën të shtruar me flori e fat. Shpirtin të përmbushur në çdo hap dhe Zoton bashkudhëtuar! Arritsh sukseset që të do zemra!”, shkruan Olta në urimin e saj.
Këngëtarja Olta Boka solli në jetë fëmijën e saj të parë në korrik të vitit që lamë pas. Ajo u bekua me një vajzë, të cilën e quajti Gaia.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu