Temperaturat e larta i marrin jeten femijes

0 0

Sipas “The daily mail”, prindërit duhet të bëjnë kujdes ndërsa kanë fëmijën në makinë, pasi në një moment gjithë jeta mund të ndryshojë, një gabim i vogël mund t’i marrë jetën një fëmije. Diçka e tillë ka ndodhur në Irlandë me një vajzë të vogël 7 muajshe e cila është lënë në makinë për orë të tëra. Vajza është gjetur pa shenja jete nga policia e zonës në fshatin “Dundrum” në “Tipperary” e cila është dërguar menjëherë në spital me helikopter. Atë ditë temperatura ishte rreth 25 gradë celcius. Mendohet se babai e harroi për një moment që kishte edhe vajzën në makinë ndërsa shkoi për të përfunduar disa punë në zyrën e tij.

Si ndodhi kjo tragjedi?

Babai i fëmijës e kishte lënë atë në makinë dhe kishte shkuar të kryente punët e tij në kompani dhe kjo gjendje nga policia është konsideruar si mjaft delikate dhe një tragjedi personale. Duke qënë se fëmija është “harruar”  në makinë në një ditë të nxehtë, kjo duhet të shërbejë si një mësim për të gjithë prindërit në mënyrë që të kenë kujdes në momentin që janë me fëmijën e tyre në makinë. Ajo duhet të jetë e ajrosur mirë dhe në asnjë moment fëmija nuk duhet të qëndrojë vetëm, dhe për më tepër me xhama të mbyllur. Kjo ngjarje ka qënë një shok për të gjithë zonën duke qënë se familja respektohej dhe njihej nga të gjithë, kështu shprehet edhe punonjësi i policisë Martin Browne.

Kini parasysh se në këto ditë të nxehta fëmija ka nevojë të hidratohet sa më shpesh duke pirë ujë si edhe të mbahet sa më larg rrezeve të forta të diellit. Gjithashtu edhe veshja e fëmijës duhet të jetë sa më e lehtë dhe kapelja duhet të mos mungojë kurrë. E ritheksojmë edhe në këtë artikull, bëni kujdes me karrocat e bebeve. Ato nuk duhet kurrësesi të mbulohen me çarçafë apo garza të holla. Kjo mund të bëjë që fëmija të asfiksohet.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X