Si të zbusim sjelljet agresive të fëmijëve? Nga psikologia Lorela Garuli

0 0

Pavarësisht sesa përpiqemi t’i mirëedukojmë fëmijët tanë, t’i mësojmë të jenë paqësorë e të menaxhojnë ndjenjat dhe emocionet, të gjithë prindërit të paktën njëherë janë përballur me sjellje agresive të fëmijëve.

Një shfaqje e tillë ka shumë arsye përse ndodh, por ajo që duhet të bëjmë, është të përpiqemi t’i qetësojmë dhe t’i nxisim të kenë reagime më të qeta.

Për të zbutur reagimet agresive të fëmiëjve, na vjen në ndihmë psikologia Lorela Garuli, përmes disa këshillave praktike se si duhet të reagojmë ne si prindër.

Strategji ndihmëse për zbutjen e agresionit tek fëmijët nga psikologia Lorela Garuli:

  • Ndihmo fëmijën të mësojë të shprehet duke emërtuar emocionet. Për shembull duke i thënë: Unë mund të them/kuptoj që je vërtet i zemëruar tani.
  • Identifiko modelet e fëmijës dhe shkaktarët e sjelljes.
  • Jepini paralajmërime për ndryshimet e papritura.
  • Gjeni shpërblime të përshtatshme. Mos u përqendroni në shpërblimet monetare apo materiale. Provoni shpërblime sociale (për shembull një kohë e kaluar në një vend apo aktivitetin e preferuar, shëtitje, shikimi i një filmi etj) ndihmojnë në këtë përballje.
  • Ruaj qetësinë.
  • Pëpriquni të modeloni rregullimin emocional për fmëijën tuaj duke shprehur qetësi në atë çfarë i thoni apo sugjeroni.
  • Mos tregoni zemërim apo sjellje agresive.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X