Si po i kaloni ditët e mbyllura në shtëpi me fëmijët?

0 1

Ndoshta këto janë ditët që kemi qëndruar më së shumti në shtëpi me familjarët tanë, në një betejë jo të lehtë kundër përhapjes së Covid-19. Përveç frikës nga e panjohura që ka shkaktuar ky virus dhe beteja kundër tij, izolimi dhe pamundësia për të vazhduar rutinën tonë, e mira më e madhe që na ka sjellë është koha fizike e kaluar me njëri-tjetrin.

Megjithatë, edhe kjo kohë e gjatë e kaluar bashkë, do të ishte ideale të kalohej në mënyrë sa më cilësore, megjithëse jo gjithmonë ia dalim, nëse tregohemi të sinqerta.

Rrëmuja, lodhja, pyetjet e pafundme të fëmijëve, kujdesi i vazhdueshëm mund të shkaktojnë stres tek nënat e reja dhe gjithë familja, prandaj është mirë të gjejmë mënyra sa më efikase e të vlefshme për të kaluar ditët e mbyllura brenda mureve të shtëpisë.

Sipas një minisondazhi që kemi kryer, na rezulton se një pjesë e nënave që janë në pritje e kalojnë kohën duke u relaksuar dhe duke treguar kujdesin maskimal për shëndetin e tyre dhe të bebushave që presin të sjellin në jetë.

Ndërsa nënat me fëmijë, kryesisht janë përqenduar në aktivitete argëtuese, njëherazi edhe edukative me fëmijët, duke u mësuar vjersha, lexuar materiale të reja të përshtatura me moshën. Në këtë mënyrë ata jo vetëm argëtohen me njër-tjetrin, por gjithashtu nuk krijojnë shumë shkëputje nga rutina e kopshtit apo shkollës.

Po ju si po i kaloni këto ditë në shtëpi? Cila prej këtyre alternativave ju përfaqëson më mirë?

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...


  1. Si po i kaloni ditët e mbyllura në shtëpi me fëmijët? – Pergrate

    […] Si po i kaloni ditët e mbyllura në shtëpi me fëmijët? […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Krijon “perde përqafimi” për të...

Domosdoshmëria është "nëna e krijimit" dhe në kohët që jetojmë ndonjëherë një përqafim nga gjyshja është thjesht i nevojshëm. Kjo është arsyeja pse një vajzë 10-vjeçare nga Riverside, Kalifornia shpiku...

Gjesti fisnik i stjuardesave me...

Një baba nga Kalifornia ka përdorur Twitterin këtë javë për të treguar një histori zemërgjerësie për mirësinë e të huajve në fluturimin e parë të vajzës së tij të porsalindur....

Kurrë nuk do të paguhem...

Unë e urrej faktin që nuk jam në gjendje të kontribuoj. Gjithmonë flitet shumë për hendekun gjinor të pagave. Por ka një lloj tjetër boshllëku rreth çështjes së pagave në...

Pak dashuri për nënat beqare

Sa herë kalojnë disa muaj, një valë rraskapitjeje më kaplon. Ndjehem sikur energjia ime është varfëruar, sikur mezi po ia dal me vajzën time 2-vjeçare. Durimi im është shumë i...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X