Disa kohë më parë, një nga ngjarjet më të bujshme të showbizit ka qenë ndarja e çiftit simpatik Bora Zemani dhe Vin Velit. Gjithë procesi i ndarjes së tyre ka tërhequr shumë vëmendje dhe në një intervistë të fundit, Vin Veli është pyetur sërish lidhur me këtë çështje. Moderatorja e emisionit “Glamour Zone” e ka pyetur DJ se si ia ka shpjeguar djalit Arbor ndarjen nga nëna e tij.
Vin Veli rrëfen se Arbori asokohe ka qenë vetëm një vjeç e gjysmë dhe nuk iu është dashur t’ja shpjegojnë ndarjen si ndodhi, sepse ai nuk kuptonte. Ai nuk pyet përse pridnërit e tij nuk jetojnë në një shtëpi, sepse ashtu është rritur.
Megjithatë, Vini tha se të birit nuk i mungon dashuria e asnjërit prej prindërve, pasi bashkë takohen 4-5 herë në javë, madje ka raste edhe çdo ditë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu