Pse fëmija im papritur duket sikur i urren të gjithë?

0 1

Nëse  fëmijës tuaj nuk i pëlqen dikush, me siguri ju do ta vini re, njëlloj siç do ta vënë re edhe të gjithë të tjerët.

Kjo mund t’I bëjë të vështira disa situata, sidomos kur shkoni për shembull tek një mikeshë dhe fëmija juaj nuk e ka qejf,apo kur dikush ju vjen në shtëpi dhe fëmija nuk do të ketë asnjë kontakt me të.

Mund të hutoheni nëse fëmija juaj ka qenë gjithmonë shumë i qeshur në të tilla raste dhe papritur bëhet I ftohtë.

Por mbani mend se fëmijët e vegjël janë njerëz të vegjël me mendimet dhe preferencat e tyre, thotë Sarah Rosensëeet, një edukatore nga Toronto. “Si të rritur, ne kemi preferenca për llojet e njerëzve me të cilët ne dëshirojmë të kalojmë kohë,” thotë ajo. “Ne nuk e kemi pasur këtë zhvillim si me magji kur u rritëm por e kemi pasur që të vegjël atë”.

Dhe nëse ju duket e papritur që fëmija juaj nuk ka qejf dikë, kjo me siguri ndodh për një arsye.

Kur bëhet fjalë për ndërveprimet me fëmijët e tjerë, shikoni më nga afër se çfarë po ndodh. A përpiqet vazhdimisht fëmija tjetër të marrë lodra nga fëmija juaj ose të bëhet fizikisht agresiv kur kanë një konflikt? Kjo mund të çojë në ankth për fëmijën tuaj, i cili mund të duket më pas sikur i urren të gjithë.

Çfarë të bëni nëse fëmija juaj e shpreh që nuk I ka qejf të tjerët? Nëse ai nuk ka qejf një shok të caktuar, jepuni lodra të ndara në mënyrë që të shmangni tensionin mes tyre.

Rregulli i vetëm: Jini të sjellshëm, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë për fëmijët sepse ata nuk kanë kontroll të madh impulsiv.

Kur bëhet fjalë për të rriturit, arsyet pse fëmija juaj mund të duket “I ftohtë” mund të jenë po aq të kuptueshme. Ndoshta një përshëndetje e një të rrituri të veçantë fëmijës suaj nuk I pëlqen ose ndoshta fëmija juaj ka nevojë për pak kohë deri sat ë mësohet me njerëzit ë nuk I njeh.

Mund të jetë edhe sepse ka njerëz, zakonisht të afërm, të cilët e marrin fëmijën me përqafime dhe puthje dhe nuk respektojnë hapësirën e tij personale.

Në të gjitha ato raste, është detyra juaj t’u tregoni të rriturve që të bëjnë atë që duhet. Kështu jo vetëm që do ta ndihmoni fëmijën të ndihet rehat por do t’u japim një mësim edhe të rriturve.  “Ne nuk duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se njerëzit e tjerë mund të bëjnë veprime në trupat e tyre ndërkohë që vetë fëmija nuk do”, thotë Rosensëeet.

Ju mund të ofroni një kompromis nëse fëmija dëshiron ose jot ë përqafojë të rriturin. Dhe nëse ai nuk do mos ia kërkoni ta bëjë edhe nëse personi I rritur ndihet I ofenduar.

“Besoni tek fëmija juaj duke respektuar autonominë dhe pëlqimin e tyre në mënyrë që ata të jenë të sigurt që ju po I trajtoni si qenie njerëzore.

Kështu që të vegjëlit tuaj nuk do të jenë aq agresivë sa duken. Mos harroni: Ata gjithmonë përpiqen të na tregojnë diçka. Ne vetëm duhet të kuptojmë se çfarë është.

Lexo edhe: 10 gjërat që foshnjat i urrejnë kur janë në barkun e nënës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X