Problemet e shëndetit mendor, këngëtarja dhuron 5 milionë dollarë për terapi psikologjike falas

0 0

Dita e diel ishte Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe shumë nisma janë ndërmarrrë me rastin e kësaj dite për të ndihmuar të gjithë personat e prekur nga sëmundje të tilla si dhe për të normalizuar gjithë tematikën që lidhet me to.

Këngëtarja Ariana Grande zbuloi se do të dhurojë pesë milionë dollarë për terapi psikologjike falas në bashkëpunim me organizatën Better Help.

Ajo e ka bërë njoftimin në profilin e saj në Instagram, duke bërë thirrje për të gjithë ndjekësit që t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor.

“Edhe pse ky është vetëm një gjest i vogël, unë doja të ri-angazhohesha me Better Help me shpresën se do të siguronim qasje në trajtim për më shumë njerëz dhe ndoshta do të frymëzojmë disa prej jush që të provojnë diçka të re dhe t’i japin përparësi shëndetit tuaj mendor,” ka shkruar Grande.

Të interesuarit për këtë ofertë do të marrin terapi falas për një muaj dhe do të kenë mundësi të vazhdojnë terapinë me Better Help me 15 përqind zbritje për muajin e ardhshëm.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X