Kanë kaluar vetëm disa muaj që kur Princi Harry dhe Meghan Markle mirëpritën djalin e tyre Archie, por ai tashmë po mendon për më shumë fëmijë.
Kur u hap tema e fëmijëve gjatë një interviste, Harry zbuloi se dëshiron të ketë maksimumi dy fëmijë. Biseda pastaj u zhvendos në një diskutim mbi atë çfarë Harry dëshiron të lërë për fëmijën e tij dhe për të tjerët që mund të ketë si dhe gjeneratën e ardhshme në tërësi. Një temë specifike përfshiu ndryshimet klimatike dhe si mund të përmirësohet situata.
Harry u përgjigj se në momentin që një individ bëhet prind, ai nis të shqetësohet më shumë për të ardhmen.
“Nëse nuk bëjmë ndryshime, ne nuk kemi të ardhme. Kaq e thjeshtë është.”
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu