Dashuria e familjes është bekimi më i madh i jetës, ka shkruar moderatorja nga Kosova Elita Rudi përbri një fotoje shumë të bukur familjare.
Të tre bashkë, Elita, këngëtari Gjiko dhe i biri i tyre Zëri duken kaq të ëmbël në këtë foto.
Vogëlushi është duke fjetur, ndërsa edhe dy prindërit janë duke shijuar momentin familjar symbyllur.
Zëri është mbështetur në kraharorin e të atit, i cili njëkohësisht po puth në faqe bashkëshorten.
Një mbrëmje perfekte në familjen e çiftit të famshëm të showbizit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu