Perkedheljet e teperta qe duhen menjanuar

0 0

Ndodh që ju të dorëzoheni shpejt përpara përkëdheljeve të tepërta të fëmijëve tuaj, duke i kapërcyer nevojat dhe kërkesat që ata kanë të domosdoshme. Kjo ndodh për shumë arsye.
E keni vështirë të vendosni rregulla të qarta disipline, keni frikë se mos qan, doni ta mbroni fëmijën nga çdo zhgënjim apo ndiheni në faj po të mos t’ia plotësoni të gjitha kërkesat?!
Jeta që bëni sot, shpesh nuk ju lejon të kaloni shumë kohë me fëmijën. Kjo paraqet një rrezik për marrëdhënien tuaj, pasi duke qënë se ju mund të ndiheni fajtorë në lidhje me këtë gjë, do të mundoheni të zëvendësoni këto mungesa të gjata, duke i plotësuar fëmijës gjithçka.
Rreziku i kësaj sjellje është që të rrisni një fëmijë të përkëdhelur, të padisiplinuar, që nuk ndjek rregullat, nuk bashkëpunon, nuk ju dëgjon, do të ketë gjithçka, nuk pranon fjalën “jo”, dhe për çdo gjë llastohet. Rreziku mund të jetë shumë afër, por shpesh mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta edukimi për t’iu larguar këtij rreziku.
Cfarë duhet të bëni?
Vendosni rregullat e duhura për moshën e tij
Ka rëndësi të gjejmë rregulla komunikimi në përshtatje me moshën që ka fëmija. Nëse fëmija juaj është në moshën 1-5 vjeç, ju duhet të dialogoni me të dhe të vendosni rregulla për të shmangur sjelljet kapricioze të tij. Nëse ai nuk bindet, nuk duhet në asnjë mënyrë ta ndëshkoni, por të përpiqeni ta bindni. Në rast se sjellje të tilla janë të shpeshta dhe të përsëritura, kërkoni një mendim edhe nga mjeku pediatër.
Jini të qartë dhe këmbëngulës për rregullat e rëndësishme
Duhet të mundoheni gjithnjë që të jepni rregulla të prera për gjërat e rëndësishme, si për shembull:
– “Në makinë duhet të rrish ulur në karrigen tënde”
– “Flemë gjithnjë në një orë të caktuar”
– “Nuk i qëllojmë fëmijët e tjerë”
Për këto rregulla duhet të jeni të prerë dhe këmbëngulës dhe të mundoheni t’i shpjegoni fëmijës se ka situata ku rregullat nuk diskutohen.
Përballojeni me qetësi të qarën e fëmijës tuaj
Mundohuni të kuptoni nëse fëmija qan për një arsye (uri, frikë, dhimbje) apo për një kapriçio. Nëse nuk ka asnjë arsye dhe jeni të sigurt se fëmija vetëm po llastohet, injorojeni.
Mundohuni ta përkëdhelni pak më shumë, kur e kuptoni se i keni ndaluar shumë gjëra, por mos e lini që t’i dalë e veta kur llastohet kot. Shpesh fëmijët bëjnë naze, sepse duan të tërheqin vëmendjen e prindit, që ai të dorëzohet dhe të ndryshojë mendim. Mos u dorëzoni!
Mësojeni të presë
Kjo e ndihmon fëmijën të pranojë më mirë zhgënjimin dhe të mësojë të jetë i duruar. Fëmija duhet të mësojë se jo gjithmonë do të ketë sukses. Pritja nuk e dëmton rritjen psikologjike të fëmijës, por përkundrazi e forcon.
Prindërit nuk duhet të zemërohen apo inatosen nga të qarat e fëmijës. Ashtu si edhe ne, fëmijët kanë nevojë për pak minuta që të qetësohen, për ta parë situatën nga një këndvështrim tjetër.
Ju duhet të përpiqeni të gjeni rrugë dhe mënyra për të qetësuar gjendjen e tij shpirtërore duke kuptuar emocionet e tij, sepse vetëm pasi ai të jetë qetësuar, ne do të mund ta udhëhiqni drejt një gjendje shpirtërore pozitive dhe produktive. Një nga gjërat më të rëndësishme është që të mësoni fëmijën tuaj të ndajë me të tjerët.
Mos e mbroni gjithnjë përballë vështirësive
Fillimi i çerdhes, kopshtit, shkollës është një shembull për këtë. Këto janë momente kritike në jetën e fëmijës. Duhet të mundoheni të jeni për fëmijën si një bazë e sigurt, ku ai mund të ndalojë mbasi të ketë ecur për pak kohë i vetëm.
Mësojeni të respektojë edhe nevojat tuaja
Është e vërtetë se për ne fëmijët vijnë mbi gjithçka, por ka rëndësi që mos të humbasim dëshirat dhe kërkesat tona të tjera për jetën. Fëmija duhet të mësojë se nuk mund të jemi gjithnjë me të dhe duhet të kuptojë se mund të ketë besim tek nëna dhe babai, edhe kur nuk i ka pranë.
Në fakt fëmijët duhet të kuptojnë se edhe nëna dhe babai janë njerëz dhe si të tillë kanë nevojë për kohë, për veten dhe për njëri-tjetrin. Ka rëndësi të analizojmë nevojat, mbi të gjitha nevojat tona, në mënyrë që të mos jemi më tolerantë se ç’duhet karshi fëmijës. Ju duhet ta keni të qartë se nuk mund t’i lejoni çdo gjë dhe të mos t’i vini asnjë kufi. Kjo do t`ju ndihmojë të “mos i bëni keq” fëmijës.

Lexoni dhe: Pse gënjen fëmija im dhe si të sillem me të?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X